Panorama Sport (Albania)

Stafit i shtohet një italian, te Kamza ka ngërç financiar

Vjen një përgatitës atletik në ndihmë të Devollit

-

Kamza nuk po gjen dot akordin me Klaudio Bonanin. Mbrojtësi italian ka fituar prej kohësh pëlqimin e Bledar Devollit, megjithatë negociatat për kontratën nuk shkojnë siç duhet. Nuk ka dakordësi sa u përket termat financiarë dhe ky fakt ndoshta mund të bëjë që lojtari i dalë nga Akademia e Milanit, të largohet. Megjithatë, drejtuesit po mundohen që të bëjnë gjithçka munden për ta joshur. Sakaq, ekipi po vijon përgatitje­t për sezonin e ri. Në javën e dytë janë "fiksuar" lojtarët që do të mbahen nga sezoni i kaluar, por njëherësh u përzgjodhë­n edhe 5 lojtarët që u rezistuan provave. Gjithashtu u largua zyrtarisht Fabio Gjonikaj, i cili ka marrë lejen e kalimit dhe u transferua te Vushtria në Kosovë, ndërsa Ersil Ymeri kaloi te Kastriotit. Megjithatë, që grupi të plotësohet, pritet edhe Bruno Arrabal. Ai vazhdon pushimet në Brazil, por ka dhënë fjalën që të hënën do të jetë në Shqipëri. Stafi teknik është plotësuar me një përgatitës atletik, pasi është afruar italiani Marko Matuli. Ai që dje ka filluar të merret me lojtarët e konfirmuar zyrtarisht për sezonin e ri futbollist­ik, pra me Frashërin, Idrizajn, Malajn, Çukoviçin, Mehmetin, Mumajesin dhe italianin Bonani. Ndërsa trajneri Bledar Devolli nga ana tjetër u mor me 27 të tjerët, të cilët zhvilluan edhe një ndeshje testuese.

FINANCAT - Kamza është në ditë jo të mira përsa u përket disa vendimeve të rëndësishm­e ku mungon guximi dhe vendosmëri­a, e vështirësu­ar kjo edhe prej financave. Siç dihet, janë dy bashkëpron­arë, Bashkia dhe "Qarri 02". Nëse do të ketë një akord të ri bashkëpuni­mi midis dy palëve edhe për këtë sezon, ka të ngjarë që ekipi të pretendojë edhe Europën, në të kundërt do luftojë vetëm për mbijetesë. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania