Panorama Sport (Albania)

Benzema “fillikat”, rrezikon stolin te Reali pas eksodit

4alaktikët po kërkojnë me ngulm një sulmues tjetër

-

Me largimin e Kris tiano Ronaldos te Juventusi, madrilenët janë një kërkim të një sulmuesi tjetër për të plotësuar boshllëkun e lënë në sulm nga portugezi. Trajneri i ri, Lopetegui, që erdhi nga kombëtarja e Spanjës vetëm një ditë para se të fillonte kampionati botëror, tani po fillon ndërtimin e një skuadre të re. Largimi i Zidanit la skuadrën në ujëra jo të qeta dhe kur pas tij u largua dhe Ronaldo, të gjithë kuptuan që diçka po ndodhte te skuadra. Presidenti Perez u mundua ta mbante larg vëmendje së mediave, por nuk ia arriti. Tani lojtarët që rrezikojnë të mbeten jashtë skuadrës është Bejl, që nuk kërkon të qëndrojë edhe pse kjo mund të ndryshojë tani që portugezi nuk është më skuadër, por edhe sulmuesi tjetër, Karim Benzema. Francezi që nuk ishte me skuadrën e tij kombëtare në Botëror, pas përjashtim­it nga ajo disa vite më parë. Ai kishte një marrëdhëni­e të mirë me trajnerin Zidan që besonte tek aftësitë e tij. Tani me Lopeteguin e ardhmja në klubin spanjoll është në dyshim. Reali përveç zëvendësue­sit të Ronaldos po kërkon edhe një

sulmues të dytë ose "pykë". Emrat që qarkullojn­ë janë ato të ]eri Kejn apo Morata nga ^elsi. Ndërkohë, presidenti Perez po kërkon me ngulm braziliani­n Nejmar nga Parisi dhe Eden ] azard nga ^elsi. Në ditën e djeshme një lajm tjetër që qarkullont­e ishte

ai i Mbapes, por lojtari vështirë se do të largohet nga Parisi të paktën edhe për një sezon. Ndërkohë, Benzema pritet të gjejë një klub tjetër, Bajerni dhe së fundi Napoli është i interesuar për të. Klubi italian mendon të ofrojë 35 milionë euro për francezin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania