Panorama Sport (Albania)

Mashtrohet Arsenali, akord fals me një kompani kineze

Personi me të cilin firmosën kontratat ishte fantazmë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

ndodh të gjithëve në jetë që të mash trohen. Një kontratë telefonike e padëshirua­r, një pako e porositur me internet nga jashtë që vjen bosh. Sigurisht që ky zhgënjim nuk prek vetëm personat fizikë, por edhe për një klub futbolli dhe që me gjithë volumin e biznesit që vjen rrotull botës së topit, është diçka shumë komike. Mbi të gjitha, sepse klubi në fjalë nuk është ndonjë skuadër anonime, por i lavdishmi Arsenal. Që sipas asaj që raporton "DailyMail", gjatë muajit prill kishte lajmëruar një marrëveshj­e sponsorizi­mi me "BYD", një kompani kineze që prodhon makina elektrike. Disa prej lojtarëve të "topçinjve" kishin pozuar edhe me fanellat me emrat e kompanisë mbi to.

GJITHÇKA E RREME - Dhe "BYD" ka deklaruar se çfarëdollo­j akordi i arritur dhe firmosur me Arsenalin nuk është i vlefshëm. Dhe për një motiv të thjeshtë. Personi që paska firmosur emrin dhe firmën në kontratë, nuk punon për "BYD". Përkundraz­i, nuk ka punuar kurrë për ta. Li Juan, arkitekti i dyshuar

i të gjithë kësaj skeme mashtruese është arrestuar në Shangai. Pikërisht, në qytetin më të populluar të botës, Li Juan kishte selinë e tij të përgjithsh­me, ku ftonte klientë të ndryshëm, duke u hequr sikur ishte përfaqësue­s i "BYD", duke falsifikua­r vulën e kompanisë.

DËMET E IMAZHIT - Dhe versioni kinez i sajtit të Arsenalit konfirmon se edhe "topçinjtë" mund të kenë përfunduar në këtë listë. "'BYD' ka informuar Arsenalin që ka qenë viktimë e një mashtrimi në lidhje me disa kontrata sponsorizi­mi, përfshirë atë me klubin". Edhe kompania ka lëshuar të njëjtën komunikatë, në të cilët thekson se Li Juan është i dyshuar se është hequr si një anëtar i stafit të "BYD" dhe që ka përdorur vulën e falsifikua­r për të firmosur kontratat. Për të gjitha këto, kompania ka bërë denoncimin në polici, e cila arrestoi menjëherë të dyshuarin. Një dëm i madh imazhi për kompaninë, por edhe për Arsenalin, që kishte nisur edhe fushatat publicitar­e për të zyrtarizua­r marrëveshj­en. Por, në fund rezultoi gjithçka false dhe me xhepat bosh. Mend për herë tjetër... më shumë kujdes se çfarë firmosin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania