Panorama Sport (Albania)

Gjici: Gjici: Pakulti Pakulti na la la me probleme, probleme, mendoi Zoti Zoti për ne

rakli zaria është heroi, mjafton goli në fushën e Valetës

- SKERDILAID SULOZEQI

Cungu: Cungu: Ishim Ishim me fat, fat, Valeta Valeta na na dominoi dominoi

Shameti Shameti do do kontratë kontratë të të re, re, heroi heroi Dzaria: Dzaria: Goli Goli i i karrierës karrierës

Shkëndija Shkëndija “luan “luan me zjarrin”, zjarrin”, Drita Drita nuk nuk ia ia del del dot dot

Historike Kukësi kalon për herë të parë një tur në Ligën e Kampioneve, duke eliminuar Valetën pas dy barazimeve: 0-0 në Shkodër dhe 1-1 në Maltë. Goli në fushën kundërshta­re i gjeorgjian­it Irakli Dzaria i ka dhënë skuadrës veriore një kualifikim mes drithërima­sh. Në këtë tur të parë Kukësi e bëri si Franca. Është çështje ngjyrash (te të dy mbizotëron bluja) dhe cinizmi. Deri në minutën e 84-t, ekipi i drejtuar nga Armando Cungu ishte i eliminuar, pasi maltezët udhëhiqnin me shifrat 1-0. Në debutimin e trajnerit shkodran, te Kukësi ishin të ndërgjegjs­hëm se do të vuanin, nisur edhe nga fakti se Valeta nuk është më ai ekip që deri pak vite më parë shihej si formalitet. Kukësi u bë dje po aq cinik sa "gjelat" në Botëror. Goditën vetëm dy herë portën, shënuan një gol dhe kaluan më tej. Kaosi i pak ditëve më parë pas shkarkimit të Peter Pakultit duket se u harrua shpejt dhe tashmë te Kukësi rinisin gjithçka nga e para me trajnerin që bëri historinë në vitin 2013. Një koincidenc­ë e bukur, por mesa duket Cungu sjell fat.

NDESHJA - Kukësi e nisi me vetëm një ndryshim në krahasim me ndeshjen e parë në Shkodër. Së pari, Cungu kishte vendosur të luante me skemën 4-3-3, ndërsa lëvizja e vetme në emra ishte ulja në stol e qendërmbro­jtësit Qaqi dhe aktivizimi nga minuta e parë e Allës në krah të kapitenit Shameti. Sulmi ishte i njëjti, me Plakun në majë dhe Çyrbjen e Zguron nga krahët e gjithashtu Shkodrën në "regji". Valeta vendos nën presion skuadrën e Cungut që në start, me disa zbritje të frikshme. Sulmuesi kryesor, Fontanela, mbështetej mirë nga krahët. Në 20 minutat e para maltezët janë më kërkues dhe i afrohen golit, por Shameti në qendër të mbrojtjes bën liderin, duke bllokuar disa aksione premtuese të Valetës. Kapiteni merr përsipër të bëhet protagonis­t edhe në sulm, pasi krijon rastin e vetëm të rrezikshëm të Kukësit në pjesën e parë. Pas goditjes me kokë, mbrojtësi është i pafat, sepse topi kalon ngjitur me shtyllën. Në fundin e 45 minutave të

para është Frashëri, që mban portën e paprekur pas goditjes së Santiagos. Pjesa e dytë rinis me të njëjtat formacione, por më pas Cungu ndërhyn shpejt, duke u dhënë hapësirë blerjeve të verës si Harba e Spehar. Mirëpo, gjithçka merr për ters, kur pas një aksioni të rrjedhshëm të vendësve, vjen goli i parë me Santiagon. Cungu luan edhe "kartën" e fundit, duke aktivizuar Ethemin. Fillimisht është Rrumbullak­u që i afrohet golit e më pas bëhet protagonis­t me asistin për Dzarian, që shënon. 1-1 dhe më pas ankth deri në minutën e 96-të, por gjithçka mbyllet me festë.

 ??  ?? Veriorët duke festuar dje kualifikim­in në Maltë
VALETA-KUKËSI 1-1
Veriorët duke festuar dje kualifikim­in në Maltë VALETA-KUKËSI 1-1
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania