Panorama Sport (Albania)

Ronaldo, kërkesë Juves: Më sillni Marselon në ekip

Do t'i bëj të lumtur tifozët dhe lojtarët, ta nisim mbarë "

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Kristiano Ronaldo është një nga sportistët më të paguar në botë nga sponsorët, madje i vetmi që ka një kontratë të përjetshme me një kompani. Sigurisht që për këtë duhet të "punojë" dhe axhenda e tij është e zënë në këto momente. Blerja e madhe e Juventusit ndodhet në Kinë për shkak të impenjimev­e me kompaninë "Nike". Portugezi ka folur për objektivat e tij dhe premton se te Juventusi do të bëjë të lumtur tifozët. Ai ka dhënë mesazhe edhe për futbollin kinez. "Që futbolli kinez të përmirësoh­et, duhet që t'u japë më shumë mundësi fëmijëve, sepse ata janë e ardhmja. Ju këshilloj që të punoni shumë dhe të jepni gjithçka për të arritur majat", tha fillimisht Ronaldo. Më tej, portugezi shpjegon edhe një herë zgjedhjen për të luajtur me bardhezinj­të. "Jam shumë i lumtur që do të luaj në skuadrën më të fortë të Italisë. Shpresoj që të fitoj sa më shumë dhe ta nis mirë për shokët e mi dhe për tifozët. Shpresoj që t'i bëj të gjithë të lumtur", tha 33- vjeçari që kërkon të bëjë histori edhe me "Zonjën e Vjetër".

DO MARSELON- Merkato e Juventusit nuk ka mbaruar ende, pavarësish­t se Alegri do të ishte i lumtur edhe me futbollist­ët që janë afruar deri tani. Po Ronaldo, do të ishte i lumtur? Ndoshta jo. Ai kërkon një mik në Torino dhe bëhet fjalë për mbrojtësin brazilian Marse-

lo. Lajmin e bën të ditur "Corriere di Torino", që raporton se ylli portugez u ka kërkuar drejtuesve që të blejnë Marselon. "Merrni edhe Marselon", u ka thënë Ronaldo bardhezinj­ve. Por një transferim i mundshëm i Marselos në Torino është i lidhur ngushtë me largimin e

Aleks Sandros dhe jo vetëm. Ndoshta çështja ekonomike këtë herë del në plan të dytë, pasi Florentino Perez nuk ka ndërmend të largojë një tjetër lojtar të rëndësishë­m nga kampi "galaktik". Duket se Juventusi po bën një sforco të madhe vetëm që të ndërtojë një skuadër

të fortë këtë sezon për të synuar Ligën e Kampionëve. Me Kristiano Ronaldon në ekip, asgjë nuk është e pamundur, por për aq kohë sa ai kërkon me vete edhe Marselon, kjo do të thotë se i duhen lojtarë të tjerë për të bërë realitet ëndrrën e drejtuesve dhe të tifozëve bardhezinj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania