Panorama Sport (Albania)

Berisha akord me Tiranën, çon Vllazninë në FIFA

Pritet këto ditë në kryeqytet, me shkupjanin merkatoja mund të mbyllet zyrtarisht

- ADELA MERKO

Nuk ka më dyshime, Sedat Berisha do të jetë i Tiranës. Klubi ka arritur akordin parimor me qendërmbro­jtësin dhe për sezonin 2018-2019 ai do të vishet bardheblu. Kontrata është gati dhe për pak ditë shkupjani do të vijë në kryeqytet për...

Nuk ka më dyshime, Sedat Berisha do të jetë i Tiranës. Klubi ka arritur akordin parimor me qendërmbro­jtësin dhe për sezonin 2018- 2019 ai do të vishet bardheblu. Kontrata është gati dhe për pak ditë shkupjani do të vijë në kryeqytet për ta firmosur. Duhet se edhe pengesa "Vllazni" po kalohet. Burime për "Panorama Sport" konfirmojn­ë se lojtari ka dërguar çështjen në FIFA. Ai kërkon jo vetëm 10 mijë euro të prapambetu­ra prej rrogave, por edhe lirinë. Ndoshta, gjyqi nuk mund të mbyllet shpejt, megjithatë "qeveria" e futbollit botëror krijon lehtësira për të tilla raste. Ende pa mbaruar procesi, qendërmbro­jtësi mund të vijojë të drejtën që të marrë lejen e kalimit dhe rrjedhimis­ht të gjejë ekipin e ri. Derisa e ka vendosur se ku do të vijojë karrierën, e vetmja që po pret është sigurimi i OK-it prej FIFAs. Me të ardhur konfirmimi, ai do të nënshkruaj­ë kon- tratën sezonale me bardheblut­ë dhe rrjedhimis­ht do të vihet nën urdhrat e Ze Marias.

MERKATO - Ndoshta, me shkupjanin mund të quhet e mbyllur edhe merkatoja për kryeqyteta­sit. Pa çka se trajneri ka preferenca për dy sulmues, një "pykë" dhe një anësor, duket e pamundur që të sigurohen në kohë të duhurit. Me Junus Sentamunë që pritet të vijë këto ditë dhe me Majkëll Ngonë që jep garancinë që mund të bëhet gati në muajin gusht (dhe jo shtator, sikundër e parashikon

dëmtimi dhe operacioni që ai ka pasur), Tirana do të nisë sezonin. Pra, nuk do të ketë më surpriza. Ndryshimi i vetëm mund të ndodhë pas miqësoreve që janë programuar për fazën përgatitor­e. Në rast se skuadra çalon, atëherë presidenca mund të bëjë një "sforco" financiare. Megjithatë, më shumë se te paratë, problemi qëndron se nuk kanë gjetur lojtarët e duhur në treg për ofensivën. Tirana këtë sezon ka pretendime realisht të mëdha. Rikthimi në elitë duhet të shoqërohet me trofe dhe ky është një kusht i panegociue­shëm.

 ??  ??
 ??  ?? Sedat Berisha, kur prezantohe­j te Vllaznia
Sedat Berisha, kur prezantohe­j te Vllaznia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania