Panorama Sport (Albania)

“Çmenduri” në baste, ja koeficient­ët e frikshëm

Alarm për trukim, goli i tretë i letonezëve vulosi turpin

-

Hije të forta trukimi në Luftëtari-Ventspils 3-3. Ajo e së enjtes nuk ishte një ndeshje normale në "gjuhën" e basteve ose më saktë, lëvizjeve të frikshme të koeficient­ëve deri në absurd. Në fund konkludoi me një rrjedhë logjike të asaj që lojtarët po bënin në fushë. Aktorë të vërtetë, por mbi të gjitha shumë të shëmtuar kur shikon golin e tretë, që nuk ka aspak nevojë për koment. Që para se Luftëtari të shënonte golin e parë me penallti përmes Shkurtajt, kompanitë e basteve në Europë nisën luhatjet e kuotave jashtë çdo logjike. Kulmi arriti në minutën e 40-të, kur në vend që të kishte një ecuri krejt normale në kuotim, pasi Luftëtari po udhëhiqte 1-0, goli i radhës i letonezëve shkoi deri në 1.2.

Dhe ndodhi ajo që pritej, Ventspils shënoi, por nuk mjaftoi me kaq. Thuajse i njëjti koeficient u mbajt edhe pas minutës së 40-të dhe sigurisht në fushë u konkretizu­a me golin e avantazhit të letonezëve dhe gjithçka për pjesën e parë u mbyll me shifrat 1-2. Lëvizjet e koeficient­ëve vijuan të ishin me një luhatje të pabesueshm­e në pjesën e dytë, aq sa kompania e famshme e basteve, "Bet365", u detyrua të hiqte çdo kuotim nga minuta e 54- t deri në të 64-ën, kur dhe Luftëtari shënoi dy gola të shpejtë.

Në minutën e 90- të, që shënon Ventspils, koeficient­i shkoi 1.83, diçka absurde për faktin se në këtë moment të lojës, aq më tepër kur rezultati është 3-2, udhëtuesi duhet ta ketë shumë më lartë. Absurditet­i shkonte deri aty, saqë për Luftëtarin goli ishte mollë e ndaluar, madje me një koeficient 29 kur rezultati ishte 3-2. Ndërsa, në minutën e 90-të, që ndeshja të mbyllej 3-2 koeficient­i ishte 1.83, jashtë çdolloj logjike dhe normalitet­i të basteve.

 ??  ?? Minuta 90, rezultati 3-2. Luftëtari është e ndaluar të shënojë, koeficient absurd, 29, ndërsa letonezët vetëm 1.83 dhe.. shënojnë pas dy minutash
Minuta 90, rezultati 3-2. Luftëtari është e ndaluar të shënojë, koeficient absurd, 29, ndërsa letonezët vetëm 1.83 dhe.. shënojnë pas dy minutash
 ??  ?? Minuta 51 (41 në realitet), barazim 1-1. Që shënon sërisht Ventspils koeficient­i është vetëm 1.40 pa u mbyllur pjesa e parë. Ndodh siç pritej, vjen goli i dytë pas pak sekondash
Minuta 51 (41 në realitet), barazim 1-1. Që shënon sërisht Ventspils koeficient­i është vetëm 1.40 pa u mbyllur pjesa e parë. Ndodh siç pritej, vjen goli i dytë pas pak sekondash

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania