Panorama Sport (Albania)

Kristal Abazaj: Luftëtari më habiti, nuk flas dot për dyshime

Flet ish-ylli i gjirokastr­itëve: Pres që Rroca të bëjë diferencën

-

Kristal Abazaj zhvilloi dy sezone fantastike me fanellën e Luftëtarit dhe nga aty u katapultua te klubi më i madh belg, Anderleht. Edhe pse është në kulmin e fazës përgatitor­e me skuadrën e re, 22-vjeçari nuk ka se si të ndahet kaq shpejt nga e kaluara e tij. Kontaktet me ish- shokët e skuadrës janë të vazhdueshm­e, ashtu si edhe me zyrtarët e klubit, të cilët e kanë uruar sa herë ka shënuar për Anderlehti­n në miqësoret e verës. Mirëpo, ashtu si të gjithë, edhe Abazajt i ka bërë përshtypje paraqitja e Luftëtarit. Në prag të debutimit zyrtar me Anderleht, teksa kampionati belg nis këtë të shtunë, Abazaj pranoi të fliste për "Panorama Sport", jo vetëm për zhgënjimin e gjirokastr­itëve në Europë, por gjithashtu edhe për situatën në skuadrën belge. Kristal, çfarë përshtypje ju la Luftëtari, që mbylli aventurën në Europë mes dyshimeve të mëdha që në debutim...

Nuk e prisja një debutim të tillë nga Luftëtari, për më tepër ndaj një kundërshta­ri si Ventspils. Megjithatë, në futboll nuk duhet nënvlerësu­ar asnjë ekip.

Ndeshja e kthimit dhe për më tepër goli i barazimit 33 është komentuar shumë gjatë. Ju si mendoni?

Për sa u përket dyshimeve, sinqerisht nuk di çfarë të them. Keni folur me shokët, a ju kanë thënë diçka?

Jo, të them të drejtën në ditët e fundit nuk kam folur, sepse nuk kam gjetur momentin, pasi kemi qenë shumë të angazhuar me stërvitje, por realisht më erdhi shumë keq. Mendoja një tjetër paraqitje.

Pas gjithë kësaj situate, çfarë prisni të ndodhë me ish-ekipin tuaj në sezonin e ardhshëm? Luftëtari ka bërë shumë largime nga grupi që mbyllëm sezonin e kaluar. Kjo besoj që është në dëm të skuadrës, por megjithatë prapë pothuajse boshtin e kanë. Unë personalis­ht shpresoj që edhe Rroca të jetë në maksimumin e vetë, pasi mund të bëjë diferencën. Në këto kushte, them se mund të përsërisin një tjetër sezon të mirë. Me apo pa Europën nuk di ta them, por që i kanë të gjitha mundësitë për sezon të mirë. Të flasim për përgatitje­t tek Anderleht. Jeni i kënaqur deri më tani? Jam shumë i kënaqur. Po stërvitem shumë mirë dhe po mundohem të ambientohe­m sa më shpejt, për të qenë gati në prag të kampionati­t.

E shihni veten titullar? Është pak herët të flas për këtë gjë. Do t'ia lëmë kohës, por unë do të vazhdoj të stërvitem shumë dhe do të pres shansin tim.

Ju shqetësojn­ë disa komente në mediat belge, se në klub nuk janë ende të bindur për aftësitë tuaja...?

Të them të drejtën unë nuk i dëgjoj këto gjëra fare, sepse jam i fokusuar te puna ime.

J.M.

 ??  ?? Abazaj, Rroca dhe Bregu, ka mbetur vetëm fantazisti
Abazaj, Rroca dhe Bregu, ka mbetur vetëm fantazisti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania