Panorama Sport (Albania)

Presidenti akuzohet për trukime

Nga problemet me Dacian në Moldavi te entspils, mediat franceze flasin për një histori të errët

-

Të gjithë flasin për golin e turpshëm që pësoi Luftëtari në kohën shtesë ndaj Ventspils, por mediat në Francë dhe Letoni janë fokusuar totalisht te presidenti i klubit letonez. Duke qenë se Ventspils do të luajë kundër Bordosë në turin e dytë të Ligës së Europës, mediat franceze i kanë bërë jehonë asaj që i pret. Ato janë marrë me të kaluarën e biznesmeni­t rus, Adlan Shishkhano­v, që u bë president i klubit të Ventspils pak vite më parë. Pas vdekjes së ish- presidenti­t të ekipit letonez, Juri Bespallov, në vitin 2012, te Ventspils u afrua pikërisht rusi Shishkhano­v. Sipas asaj që shkruan portali francez, "footballsk­i.fr", tifozët në Letoni u shqetësuan menjëherë, pasi e kaluara e biznesmeni­t ishte e errët. Ai kishte

braktisur klubin moldav të Dacia Kishinjevi­t, ndërsa akuzohet për trukime ndeshjesh dhe pastrim parash. "Ai kishte probleme në Moldavi dhe nuk ishte më i mirëpritur atje. Ndaj filloi të kërkonte një klub të ri. Duke llogaritur se vende si Moldavia dhe Letonia kanë lidhje me të kaluarën sovjetike, nuk ishte çudi që një rus u shfaq te Ventspils", citohej në portalin francez, duke iu referuar gazetarit Ilja Polakovs, i cili ka investigua­r për të kaluarën e presidenti­t rus në Letoni.

PROBLEMET - "Duke mësuar për të kaluarën e Shishkhano­v, tifozët dhe Federata e Futbollit të Letonisë janë treguar të përmbajtur. Edhe sot e kësaj dite janë skeptikë për këtë afrim në futbollin letonez. Në pjesën më të madhe të rasteve, investitor­ët e huaj kanë ardhur në Letoni për të mashtruar dhe për të organizuar ndeshje të trukuara. Me mbërritjen e Shishkhano­v te Ventspils, të paktën 10 lojtarë letonezë u lanë të lirë, duke u zëvendësua­r nga katër që erdhën nga Dacia. Përveç lojtarëve, u ndryshua edhe stafi. Trajneri i portierëve u zëvendësua me Aleksandër Vlasov, një njeri i pezulluar në të kaluarën për ndeshje të trukuara. Presidenti është i lidhur me persona të shumtë në futbollin letonez që kanë një të kaluar në ndeshje të trukuara. Në fillim kishte zëra se do të merrte kampionët e Spartaks Jurmala, por pastaj zgjodhi Ventspils. Reputacion­i i tij nuk është i mirë këtu. Gjatë periudhës në Moldavi, ai kishte lidhje me njerëz në Rusi, të cilët kanë një imazh negativ në futbollin letonez. Një prej tyre është Oleg Gavrilov, i cili është përjashtua­r përjetësis­ht nga përfshirja në futboll në këtë vend, për shkak të ndeshjeve të trukuara me klubin e Daugavpils. Ne jemi gjithashtu të vetëdijshë­m se këto ndeshje europiane janë ideale për t'u manipuluar në baste", shkruhej në portalin francez që përpara se Ventspils të luante me Luftëtarin.

 ??  ?? Biznesmeni rus, Adlan Shishkhano­v, presidenti i klubit letonez Ventspils
Biznesmeni rus, Adlan Shishkhano­v, presidenti i klubit letonez Ventspils

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania