Panorama Sport (Albania)

Afrime në bordin kuqezi, "Elliot" detyron kreun e Arsenalit të braktisë Londrën

Rikthim kuqezi edhe për Gandinin që dorëhiqet nga Roma

-

Pas emërimeve të Paolo Skaronit si president dhe atij të afërt të Leonardo në rolin e drejtorit teknik, te Milani do të vijojnë emërimet e reja. Ai i radhës pritet të jetë në lidhje me funksionin e Administra­torit të Deleguar, rol të cilin deri tri ditë më parë e mbulonte Marko Fasone. Sipas të përditshme­s italiane "Il Tempo", administra­tori i ri do të jetë Umberto Gandini. Për 58-vjeçarin bëhet fjalë për një rikthim në kuqezi. Në fakt, ai ka qenë drejtori teknik i Milanit që nga 1 janari i 1993-shit deri më 7 shtator të 2016. Pas 13 viteve te Milani, ai iu bashkua Romës ku prej 20 muajsh mbulon detyrën e drejtorit të përgjithsh­ëm. Mediat italiane bëjnë të ditur se pasi është kontaktuar nga "Elliot", Gandini ka dhënë dorëheqjen në kryesinë verdhekuqe, teksa emërimi i tij pritet të jetë çështje orësh. Përveç kompetenca­ve të rolit, atij do t'i besohen dhe marrëdhëni­et me UEFA-n, pasi do të jetë pikërisht Gandini që do të përmirësoj­ë raportin me autoriteti­n më të lartë të futbollit kontinenta­l. GAZIDHIS - Emri i Ivan Gazidhis, aktualisht drejtor ekzekutiv i Arsenalit, është profili tjetër që pritet t'i shtohet organigram­ës së Milanit. Grekut 53-vjeçar do t'i besohet i njëjti rol që ka te "Topçinjtë", teksa përgjegjës­itë do të jenë kryesisht në fushën e menaxhimit të klubit. Ai është një i besuar i "Elliot" falë raporteve me Pol dhe Gordon Singer, të cilët përveç se themelues të fondit janë edhe tifozë të deklaruar të klubit nga veriu i Londrës. Sa i përket Gazidhis, emërimi i tij pritet të bëhet në shtator, për shkak edhe të disa aspekteve kontraktua­le që lidhen me rolin e tij tek Arsenali.

 ??  ?? Ivan Gazidhis, 53 vjeç
Umberto Gandini, 58 vjeç
Ivan Gazidhis, 53 vjeç Umberto Gandini, 58 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania