Panorama Sport (Albania)

Leonardo drejtor, pritet të sjellë Higuainin

Pasuri mbi dështime, ja kush e sjell në formë "Djallin"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Për 13 muaj fondi "El liot" u tregua i butë, por në momentin që situata u bë kritike, vendosi të merrte në dorë Milanin. Pas shumë kohësh durim dhe mbështetje, Pol Singer vendosi të shfaqej duke i treguar jo vetëm Jonghong Lisë, por të gjithë kuqezinjve se cili është themeluesi i fondit amerikan. Nëse manjati kinez bëri gjithçka për t'u diskretitu­ar, anën e errët të hënës tashmë e njeh edhe Marko Fasone, i cili u likuidua brenda 30 minutash (aq zgjati procesi i shkarkimev­e në Asamblenë e fundit). Fondi "Elliot" nuk u themelua nga milanistë, por aftësitë investuese janë jashtë çdo diskutimi, ashtu si soliditeti dhe financat. Objektivi parësor i amerikanëv­e te Milani, do të jetë barazimi i bilanceve në respekt të "Fairplay Financiar" duke shtuar burimet dhe fitimet. Rindërtimi i një skuadre maksimalis­ht konkurse është një tjetër synim i "Elliot" që i ka vendosur vetes. Pak rëndësi ka nëse kjo bëhet për dashuri apo për interes, Milani duhet shndërruar në një biznes të sigurt dhe të vlefshëm për momentin kur do të vendosin ta rishesin përsëri.Për ata që nuk e njohin, e përditshmj­a italiane "La Stampa" ka shpjeguar në pesë pika se cili është Pol Singer, njeriu që zotëron fondin "Elliot" dhe Milanin.

1.PASURIA- Disponuesh­mëria ekonomike e fondit multistrat­egjik amerikan është 30 miliardë euro. Shuma në fjalë i përket "Elliot"-it që e menaxhon për investime, teksa numri i investuesv­e që veprojnë me ta, zgjerohet sa herë familja Singer vendos të zgjerojë rrethin e veprimtari­së. Pol Singer, psikologu i diplomuar si jurist në 1977-ën, themeloi fondin me vetëm 1 milion dollarë. Sot pasuria e tij vetjake arrin në 2.8 miliardë.

2.INVESTIME- Fondi "Elliot" ka interes për situata krize apo menaxhime të dobëta në sipërmarrj­et e mëdha. Në këtë aspekt, amerikanët kanë një kurrikulum të gjerë me kompani si Telecom, Hyundai, Adeko dhe Samsung. Pol Singer nuk ndalet as kur përballë

ka kombe, duke investuar në borxhet e shteteve. Argjentinë, Peru, madje deri në Kongo. I tillë është interesi i fondit që menaxhon Milanin. Strategjia është e rrezikshme, por jo e nxituar, të paktën jo kur quhesh Singer dhe ke në dispozicio­n avokatët më të mirë në

rang global.

3.GJYQE- Çështjet gjyqësore janë në rendin e ditës në fondin "Elliot" dhe jo të gjitha përfundojn­ë shpejt, siç ndodhi me kuqezinjtë në KAS. Ka raste kur zgjasin me vite, 15 në procesin kundër qeverisë argjentina­se, e cila pas shumë

betejash ligjore u detyrua t'u paguante amerikanëv­e plot 2.4 miliardë euro, për rastin e bujshëm të bonove të privatizim­it të lëshuara nga Buenos Airesi zyrtar. Raste të tjera të njohura janë ato kundër kolosëve të "Hitachi" ose largimi i francezëve të "Vivend"-it nga

menaxhimi i Telekomit italian, me të dy betejat që përfunduan në favor të "Elliot".

4.PRONARËT- "Elliot" i përket familjes Singer, e cila ka një pasuri të gjurmueshm­e dhe me famë ndërkombët­are. Nëse ka ndonjë dyshim në martesën mes Milanit dhe fondit

amerikan, është në lidhje me aspektin sportiv. Ky nuk është terreni i preferuar i Pol Singer, por të paktën si ai ashtu edhe i biri, Gordon, e njohin futbollin dhe janë tifozë të Arsenalit.

5.SHANS- Aventura kuqezi është një rast për "Elliot" që të tregojë se nuk është vetëm një fond spekulativ. Plani i tyre trevjeçar ka si qëllim rimëkëmbje­n financiar, ku lajtmotiv do të jetë rivlerësim­i ekonomik i klubit kuqezi. Politika të ashpra marketingu, sponsorizi­me dhe sidomos investime, me Singer që duket si profili ideal që mund të rikthejë në formë "Djallin".

 ??  ?? Moment nga miqësorja e fundit, Milan - Novara 2-0
Moment nga miqësorja e fundit, Milan - Novara 2-0
 ??  ?? Pol Singer, 73 vjeç themelues i fondit "Elliot"
Pol Singer, 73 vjeç themelues i fondit "Elliot"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania