Panorama Sport (Albania)

Bregu, Skënderbeu bën rezistencë

Letonezët e Ventspils ofrojnë 150 mijë € dhe 30 % të kartonit, por Takaj nuk joshet

- LLAZI SARO

Dejvi Bregu u pre zantua dje nga klubi i Skënderbeu­t, teksa zhvilloi edhe stërvitjen e parë me fanellën bardhekuqe, por duket se deri më 31 gusht gjithçka do të jetë e hapur për vlonjatin. "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht se në zyrat e klubit korçar ka mbërritur një ofertë zyrtare për blerjen e ish-mesfushori­t të Luftëtarit. Surprizë për vetë drejtuesit ka qenë emri i klubit, teksa bëhet fjalë për Ventspils, ekipin që eliminoi gjirokastr­itët nga turi i parë në Ligën e Europës. Letonezët kishin përgatitur terrenin që përpara se Luftëtari të luante ndeshjen e parë. Mirëpo, me kalimin e ditëve u futën në negociata me drejtuesit e Skënderbeu­t dhe bënë ofertë zyrtare. Mësohet se Ventspils ofroi 150 mijë euro për blerjen, ndërsa pranonte që 30 % e kartonit të mbetej në pronësi të Skënderbeu­t. Mirëpo, në Korçë duket se bëjnë plane të tjera dhe nuk kënaqen me pak. Lajmin e konfirmon vetë presidenti Ardjan Takaj, enkas për gazetën. "Po, është e vërtetë që ka ardhur një ofertë nga Ventspils, por e refuzuam. Bregu është një investim i rëndësishë­m, por si për të, ashtu edhe të gjithë lojtarët, çdo gjë mbetet e hapur", theksoi Takaj. PREZANTIMI

Në daljen e parë publike pas ardhjes në Korçë, Bregu nuk i ka fshehur emocionet, teksa e cilësoi Skënderbeu­n si klubin më të mirë shqiptar. Goditja më e madhe e korçarëve deri më tani në merkato theksoi se ndihet i lumtur që do të luajë për korçarët, pa menduar nëse do të transferoh­et në një klub jashtë Shqipërisë gjatë merkatos.

Dejvi, pritje e gjatë për të veshur fanellën e Skënderbeu­t...

Mesa duket është pak vonë, por me këtë mikpritje ia vlejti. Nuk e kisha menduar se do të më prisnin me kaq dashuri në Korçë, por duket që Skënderbeu është një klub i madh dhe serioz.

Çfarë ju bindi të firmosnit

për Skënderbeu­n që në janar të këtij viti?

Duke parë që është klubi më i madh në Shqipëri, nuk ka nevojë të mendohesh dy herë. Meqenëse unë kam firmosur që në janar 2018, është e vonuar kjo mbërritja ime në Korçë. Gjithsesi, më mirë

vonë se kurrë...

Në momentin e vendimit të KAS- it, e rimenduat zgjedhjen që bëtë?

Jo, nuk e kam rimenduar në asnjë moment. Skënderbeu është një emër i madh dhe mendoj se lënia jashtë Europës ishte e padrejtë.

A mund t'ia dilni të bëni liderin në sulmin e Skënderbeu­t, në kohën kur të gjithë titullarët e këtij reparti janë larguar?

Po, përderisa klubi ka besuar tek aftësitë e mia, do të jap maksimumin dhe besoj se do ia dal. Gjithsesi, Skënderbeu ka kualitet në fazën e sulmit dhe besoj se klubi do të kryejë dhe afrime të tjera, që mund të na ndihmojnë gjatë kampionati­t.

Federimi me Skënderbeu­n tani është një pamundësi për t'u shitur në janar. Ju shqetëson kjo?

Jam shumë i qetë dhe aspak i shqetësuar, sepse kjo çështje i takon klubit dhe menaxherit tim.

Si ju duket ky ekip, mendoni se mund garojë për titullin kampion?

Skënderbeu është ekipi më i mirë në Shqipëri. Objektivi primar mbetet titulli kampion dhe ky fakt nuk ka nevojë fare për diskutime.

Keni një premtim për tifozët?

Tifozëve iu premtoj jo 100%, por 200% nga vetja ime. Nuk ka nevojë për motiv, pasi një klub si Skënderbeu të vetëmotivo­n. Dejvi është gati për këtë sfidë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania