Panorama Sport (Albania)

Tension për Hysajn, agjenti sulmon Napolin

"Me Ançelotin do jetë më sulmues, do flas për rinovimin"

- GENTJAN ALINANI

Nuk kanë qenë t h a s h e t h e m e . Elseid Hysaj mund të ishte lojtar i Çelsit ditën e sotme, por vetëm pakti që bëri presidenti De Laurentis me ekipin londinez për të mos bërë "pazar" në shtëpinë e tij, e ndaluan një transferim të tillë. Dhe është menaxheri i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, i cili zbulon se Sarri e donte realisht ta merrte me vete në Londër.

Pengu- Dhe kështu e nis prononcimi­n Mario Xhufredi, me pengun që lojtari shqiptar nuk u transferua dot te Çelsi këtë sezon. Duhet ta themi që Elseidi mund të kishte ndjekur Sarrin te Çelsi. Ai e ka pëlqyer gjithmonë lojtarin dhe kanë pasur raport special me njëri-tjetrin. Çelsi ishte një hipotezë konkrete për të", ka thënë fillimisht agjenti i lojtarit shkodran.

ZEMËRIM- Por Xhufredi shkon më tej, kur analizon vendosjen e klauzolës nga ana e Napolit për shitjen e Hysajt. Ai thotë se klauzolat janë bërë në mënyrë që të paguhen nga skuadrat e tjera dhe jo që të ndalojnë

transferim­in e lojtarëve. Madje, ai akuzon se ajo që bëri De Laurentis është e papranuesh­me, pasi nuk u mor aspak për bazë dëshira e lojtarit. "Klauzolat e lojtarëve janë bërë që të zbatohen dhe të krijohen kushtet për t'i vënë në jetë ato. Por Napoli

dhe Çelsi këtë herë arritën një marrëveshj­e pa e pyetur fare lojtarin ( Hysajn). De Laurentis e kuptoi që Sarri do të merrte 3-4 lojtarë dhe mes tyre ishte Elseidi. Ai vendosi që ta ndalonte këtë gjë, por nuk më pëlqeu aspak. Nuk e prita mirë paktin që bënë. Duhet të ishim vënë në dijeni", sqaroi agjenti për "Radio Goal".

E ARDHMJA- Pas polemikës, vendos ta shikojë pozitivish­t situatën. "Me Ançelotin do të përmirësoh­et akoma më shumë sepse do të shohë nga sulmi. Me Sarrin bënte mirë detyrat mbrojtëse, por tani do të luajë më i avancuar. Rinovimi? Nuk e di, do të flasim me drejtuesit për të kuptuar qëllimet që kanë me Hysajn. Do të shkoj shumë shpejt në qendrën stërvitore për të kuptuar dëshirën e palëve", përfundoi agjenti i lojtarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania