Panorama Sport (Albania)

Barazim shprese, Kukësi u bën bllokadë azerëve

Nuk godasin asnjëherë portën, por shpresojnë te kualifikim­i në Baku

- SENAD NIKSHIQI

Kukësi dhe Karabak luajnë "shah" në stadiumin "Loro Boriçi", por fundi i jep të drejtë strategjis­ë së trajnerit shkodran, Armando Cungu, që ia del të bllokojë azerët falë rreshtimit të një skuadre mbrojtëse. Barazim pa gola kundër Ansi Agollit, që luajti për 90 minuta. Një rezultat shpresëdhë­nës për një kualifikim të mundshëm në ndeshjen e kthimit, që do të luhet në Baku më 1 gusht. Skema 5-4-1 e Kukësit funksionoi, madje për nga mënyra se si shkoi loja, nuk do të ishte çudi nëse takimi do të fitohej nga të besuarit e Cungut. Ashtu siç kishte paralajmër­uar "Panorama Sport", trajneri shkodran, duke parë kualitetet që ka Karabak, mendoi të aktivizont­e që nga fillimi tre mbrojtës qendre si kapitenin Shameti, Allën dhe Qaqin. Nga krahët luanin Rrumbullak­u dhe Maliqi, për të cilin ishte debutim me fanellën e Kukësit. Me Zguron të skualifiku­ar, Cungu i kishte besuar krahun e majtë të mesfushës braziliani­t Melo, ndërsa nga ana tjetër ishte Çyrbja. Plaku në majë kishte për detyrë të mbante nën presion mbrojtësit azer, ndërsa dyshja e mesfushës, Dzaria dhe Musolli, përveçse duhet të shkatërron­in aksionet, kishin në dorë edhe "çelësat" e lojës. Trajneri i Karabak, Gurban Gurbanov, u përgjigj me skemën 4-2-3-1, me Agollin që luajti titullar në pozicionin e tij natyral.

PJESA E PARË - Karabaku merr iniciativë­n, ndërsa Kukësi është gjithnjë në pritje. Kjo kuptohet që në start, me azerët që deri në mesfushë janë totalisht të lirë, por më pas në 30 metrat e fundit, verilindor­ët bëhen si bunker. Shameti bën liderin në mbrojtje, ndërsa në 20 minutat e para rastet thuajse mungojnë totalisht. Disa shpërqendr­ime në mbrojtje nuk i bëjnë dëm Kukësit, pasi edhe azerët e marrin lojën shtruar. Rreziku kryesor për miqtë është Guerrier, që i afrohet golit në dy raste. Më pas është Ozobiç që vë në provë Frashërin, por asgjë nuk ndryshon. Në fund të pjesës së parë, një tentativë nga distanca e Çyrbjes nuk gjen kuadratin. Kjo është shumë pak për një Kukës, që ishte i mirëvendos­ur në fushë për të mos pësuar, ndërsa për sulmin thuajse nuk mendonte. Plaku dhe Çyrbja e kishin shumë të vështirë për të gjetur momente "jo" në mbrojtjen azere. Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes pa gola.

PJESA E DYTË - Asnjë ndryshim nga të dy trajnerët. Kukësi ndjek të njëjtën taktikë, ndërsa Gurbanov mundohet të shtyjë përpara skuadrën. Alla për pak sa çon dëm sigurinë që skuadra kishte në mbrojtje, teksa Guerrier i rrëmben topin dhe

më pas Mishel humbet një rast të artë për të shënuar. Loja është e ekuilibrua­r, me verilindor­ët që kërkojnë të ngacmojnë kundërshta­rin përmes kundërsulm­eve. Mirëpo, portieri i Karabak, Vagner, është thuajse spektator. Asnjë gjuajtje në portë e

Kukësit, edhe pse një aksion me kombinime të shpejta të Rrumbullak­ut, Çyrbjes dhe Melos, jep iluzionet e golit pas goditjes së braziliani­t, që përfundon mbi tra. Plaku i lë vendin Harbës, por ky i fundit thuajse nuk prek asnjë top. Në kohën shtesë aktivizohe­t

edhe Ethemi, ndërsa si për habi, edhe trajneri i Karabak, Gurbanov, të vetmin zëvendësim e bën në minutën e 89-të. Kohë shtesë duket sikur nuk ka fare, teksa gjyqtari norvegjez i jep fund lojës pas një goditjeje dënimi të Karabakut, me azerët që pretenduan për

goditje këndi. Gjithçka mbyllet 0-0, me kualifikim­in që do të vendoset më 1 gusht. Në rast eliminimi nga turi i dytë i Ligës së Kampioneve, Kukësi e ka sërish një shans, pasi do të luajë në turin e tretë të Ligës së Europës me fituesin e çiftit Torpedo Kutaisi-Vikingur.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania