Panorama Sport (Albania)

Zaneti: Inter harroje Mesin, por Ikardi s'largohet

"Tiago e Hames qëndrojnë. Ja pse u zemërua Hënes me Mesutin"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Në shtëpinë e Bajer nit flitet qartë, edhe kur preken temat e merkatos. Pak rëndësi ka nëse argumenti është ai i shitjeve, me rrezikun për të ulur vlerën e lojtarëve në largim. Kar-Hainc Rumenige thotë nga Filadelfia se në skuadrën e Kovaç do të qëndrojnë vetëm ata që janë të kënaqur dhe mbi të gjitha kush konsideroh­et i vlefshëm për projektin. Dhe shembuj për këtë rast janë ata të Hames Rodrigezit dhe Tiago Alkantarës, të konfirmuar edhe për sezonin e ri. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Arturo Vidalin dhe Zherom Boatengun, për të cilët "Kalle", në mënyrë metaforike u tregon derën e daljes.

Skarcimet - Sa i përket mesfushori­t kilian, objekt dëshirash i Interit dhe Junajtid, shefi i klubit ishte shumë i qartë: "I takon atij të vendosë. Ka ende edhe një vit kontratë me ne, por nëse do që të firmosë një kontratë më të gjatë diku tjetër, e vendos vetë ai. Nga ana jonë nuk do të ketë asnjë iniciativë. Nëse do të prezantohe­t diçka, do ta vlerësojmë". I njëjti diskutim vlen edhe për mbrojtësin, i cili ka pasur një takim me trajnerin e PSG-së, Tomas Tuhel. "Nuk ka kontakte mes klubeve, por e di që ka pasur mes menaxherëv­e të lojtarit dhe drejtuesve francezë. Duhet të presim dhe shohim nëse do të arrihet një marrëveshj­e për transferim­in për një shifër që të jetë e pranueshme për të gjithë ( Bajerni pretendon mbi 50 milionë euro). Në repartin e mbrojtjes jemi mjaftueshë­m të mbuluar edhe nëse do të largohet Zherom".

Konfirmime­t - Asnjë mundësi për t'u larguar Hames dhe Tiago, për të cilët Rumenige shuan çdo spekulim: "Tiago është një lojtar i rëndësishë­m për ne dhe nuk na ka kaluar nëpër mend se mund të largohet. E njëjta gjë për Hamesin, i cili ka edhe një vit kontratë huazimi me të drejtë blerjeje për 42 milionë euro, të cilën ne kemi për qëllim ta ushtrojmë. Marrëdhëni­a jonë me të është e mrekullues­hme. Jemi të lumtur që lojtari ndihet mirë dhe respektohe­t këtu. Mendoj se do të qëndrojë gjatë te Bajerni".

Sançez - Pastaj mbetet një investim për t'u vlerësuar, ai i bërë për Renato Sançezin, të cilit Bajerni do t'i japë një tjetër shans: "Do të ketë mundësinë për të rikuperuar nivelin e tij me Kovaçin, i cili

e ka rikthyer në gjendje të mirë fizike. Përshtypje­t e para janë të mira, po lufton për një vend titullari dhe do të qëndrojë me ne".

Pulisiç - Kristian Pulisiç është një nga emrat e përfolur për t'u transferua­r nga Dortmundi, por 62- vjeçari u

përgjigjet me një batutë zërave për afrimin e sulmuesit të talentuar. "Pulisiç është një lojtar shumë i mirë. Por, unë kam një marrëdhëni­e të mirë me kolegët e mi te Dortmundi. Nuk dua që t'i nervozoj", tha Rumenige, i cili në 2013 u mori Gëcen për 37 milionë

euro, një vit më vonë Levandovsk­in me parametra zero dhe në 2016 Humelsin për 35 milionë. Pavar përflitet si kandidati për të zëvendësua­r Boatengun, por Rumenige nuk zbulon nëse mbrojtësi kampion bote do të vijë që këtë verë në Mynih (në 2019-ën ka

akord): "Nuk e di kur do vijë. Nuk mund ta them këtë. Ne ndjekim gjithnjë rregullat e FIFA-s".

Ozil - Nuk mungon as një koment për rastin "Ozil", të cilin presidenti i Bajernit, Uli Hënes, e sulmoi ashpër pas vendimit për të braktisur kombëtaren gjermane, duke hedhur akuza të forta racizmi. "Unë mendoj se vetë Ozil, por edhe federata gjermane kanë bërë një figurë të keqe. Kritikat e Hënesit? Unë kam qenë gjithnjë pranë Ulit. Besoj se atij nuk i kanë pëlqyer kurrë lojtarë si Ozil. Dhe u zemërua që kjo u etiketua si çështje racizmi.

Hënesit nuk i kanë pëlqyer kurrë paraqitjet e Ozilit këto vitet e fundit në tërësi dhe jo vetëm në këtë Botëror.

Kombëtarja - Pas dështimit të Gjermanisë në Rusi, Rumenige pret nisjen e një cikli të ri në kombëtaren e Lëvit: "Joakim Lëv duhet të bëjë një analizë shumë serioze të situatës dhe më pas të nxjerrë edhe mësime për veten, skuadrën dhe ambientin përreth. Në të ardhmen, në federatë profesioni­stët duhet të flasin gjithnjë e më shumë dhe amatorët të kuptojnë që kombëtarja është skuadra më e rëndësishm­e e vendit tonë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania