Panorama Sport (Albania)

Reali gjen pasuesin e “CR7”, do jetë Kavani

"El Matador" i ka komunikuar PSG-së dëshirën për të veshur fanellën "galaktike"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Kilië Mbape dhe Ne jmar janë ëndrra. Për momentin nuk mund të realizohen. Por, Realit të Madridit i duhet patjetër një sulmues për të zëvendësua­r golat që shënonte Kristiano Ronaldo. Emri i ri në listë është Edinson Kavani. Ka shënuar 40 gola në 48 ndeshje në sezonin e kaluar dhe 49 gola në 50 ndeshje dy vite më parë. Është sulmuesi uruguaian ai që po bën të ëndërrojnë tifozët madrilenë. Sipas gazetës "AS", lojtari e ka lënë të hapur derën e Realit sepse për të është një ëndërr të luajë në Madrid, të cilët nuk e ka bërë realitet. Ai do të ishte gati të firmoste një kontratë dy ose trevjeçare për të mbyllur karrierën si "galaktik".

SITUATA- Kavani është një nga lojtarët më të pëlqyer nga tifozët e PSG-së dhe nga më të respektuar­it e presidenti­t Naser Al Khelaifi. Mbi të gjitha për profesiona­litetin që ka treguar dhe efikasitet­in si sulmues. Për këtë fakt, Kavani nuk ka pasur kurrë konflikte me klubin dhe me përulësi i ka thënë presidenti­t që i pëlqen mundësia për të luajtur te Reali. Ndoshta, diçka e tillë mund t'i pëlqejë edhe vetë PSG-së në këto momente, duke qenë se 31-vjeçari uruguaian pati disa mosmarrëve­shje me Nejmarin në sezonin e kaluar se kush do të ishte goditësi i penalltive. Kavani ka kontratë deri në vitin 2020 me

PSG- në dhe këta të fundit ndoshta do të kërkojnë 100 milionë euro për kartonin e sulmuesit. Problemi i vetëm për "galaktikët" është rroga e lojtarit, i cili merr 12 milionë neto dhe 2 të tjera si bonuse në bazë të rezultatev­e. Por, kjo pengesë është e kalueshme, sepse një transferim

i mundshëm i Kavanit te Reali do të sillte edhe kontrata të tjera publicitar­e për lojtarin dhe sigurisht që rroga e tij nuk do të ishte kaq e lartë. Megjithëse, për një lojtar që të garanton gola nuk është aspak vështirë që t'i garantosh një pagë të kënaqshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania