Panorama Sport (Albania)

“Qeveria rrëzoi Vllazninë, auditin e urdhëroi Tom Doshi”

" kam bërë unë propozimin, jo më rroga të majme"

- ALBAN ALUSHI

Lushnja vazhdon normalisht për gatitjet për sezonin e ardhshëm, ndërsa pak ditë më parë, gazeta "Panorama Sport" ka zbardhur edhe rrogat që do të kenë futbollist­ët në kampionati­n e ri. Në një prononcim për gazetën, trajneri i skuadrës, Ilir Gjyla, flet për përgatitje­t e verdhejesh­ilëve, të cilat muajin e ardhshëm do të zhvendosen në Pogradec ku do të qëndrojnë të grumbullua­r.

GJYLA - "Janë edhe këto tri javët e fundit për të punuar. Në datën 13 gusht do të spostohemi në Pogradec. E kemi nisur me aerobinë dhe më pas me forcën. Kur të shkojmë në Pogradec, do të vazhdojmë me dy seanca në ditë. Në Pogradec skuadra do të qëndrojë dy javë për t'u stërvitur në kushte grumbullim­i. Njëkohësis­ht, po diskutojmë për të bërë edhe disa ndeshje kontrolli. Ajo që më ngroh është se të gjithë futbollist­ët që stërviten janë të motivuar, seriozë dhe të angazhuar në punën e tyre. Është shpejt për të folur sepse sapo kemi filluar. Në Fier ndaj Apolonisë ishte miqësorja e parë. Unë i di kushtet edhe pse them që do të vazhdojmë të punojmë me këto kemi. Kjo është edhe arsyeja që do të spostohemi dy javë në Pogradec. Kemi fushën atje dhe njëkohësis­ht, bëjmë ndeshje miqësore me ekipet që janë afër", është shprehur fillimisht trajneri i Lushnjës. Tekniku i verdhejesh­ilëve është në kontakte me disa lojtarë. "Edhe pse është fillimi, mendoj që jemi mirë. Presim futbollist­ë dhe jemi në

bisedime. Jemi të hapur për futbollist­ë të huaj dhe lushnjarë. Më vjen keq me futbollist­ët e Lushnjës që nuk na kanë kontaktuar, që mbyllën sezonin me këtë ekip. Qoftë edhe moralisht duhet të na kishin kontaktuar, sepse e di që bredhin rrugëve", tha Gjyla.

RROGAT - Trajneri flet edhe për situatën financiare. "Kemi dy javë që kemi mbyllur problemin e pagave. Kemi

kontaktuar me presidenti­n dhe kryetarin e bordit. Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si po organizohe­t këtë vit. Propozimet i kam bërë unë, ka ikur koha që futbollist­ët vinin këtu dhe bënin një kontratë që në fillim. Një sezon më parë, edhe pse ekipi mori vetëm 10 pikë, futbollist­ët përfituan nga 1 milion e 1 milion e gjysmë pagë mujore. Tani ka një moment, ku unë mendoj që këto rroga kanë qenë të majme. Të gjithë ata që pretendojn­ë t'i marrin këto lekë, aty i kanë. Të vijnë, të stërviten dhe të kapin 12-shen e parë dhe t'i marrin. Përveç rrogës, 150 mijë lekë të vjetër janë për fitoret jashtë fushës dhe 100 mijë lekë të vjetër për fitoret brenda. Atëherë, rrogat shkojnë në 1 milion lekë të vjetër në muaj. Një futbollist që pretendon të vijë t'i marrë lekët, t'i përfitojë si rezultat i punës. Nuk mund të merren paratë për 11 pikë gjithë sezonin dhe "shëndet e gjithë të mirat"! Ne jemi skuadër bashkie, por edhe me president po të ishim, kush është ai president që jep lekë kot?! Jemi të hapur për futbollist­ët që bredhin nëpër Lushnjë. Ata e kanë mbaruar kontratën. Është e drejta e tyre të zgjedhin. Ne as nuk marrim futbollist­ë me zor dhe as nuk do t'i lutemi njeriu. Por, duhet të kenë një moral prej futbollist­i. Fundja fare ky qytet i ka nxjerrë futbollist­ë. Ky qytet i ka dhënë pagat dhe ky qytet i ka bërë që të njihen", përfundon prononcimi­n e tij për gazetën, trajneri Ilir Gjyla.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania