Panorama Sport (Albania)

Cungu: Presioni tek azerët, i godasim në Baku

“Pres ndonjë lojtar që mund të na shtonte cilësinë”

- SENAD NIKSHIQI

Armando Cungu është i kënaqur me mënyrën sesi skuadra e interpreto­i lojën. Ai beson se barazimi 0-0 i jep shpresë Kukësit për një kualifikim të mundshëm. Në konferencë­n për shtyp pas ndeshjes, trajneri shkodran i dërgoi një sinjal klubit edhe sa i përket merkatos, teksa pret ndonjë lojtar që mund të bëjë diferencën.

E vendosët ekipin në atë mënyrë që, minimalish­t të mos pësonit. Jeni i kënaqur nga barazimi 0-0?

I kuptoj dëshirat e njerëzve, por edhe mundësitë që ne si skuadër kemi. U munduam të shpreheshi­m me këtë mënyrë loje, por jam i bindur që nëse do të kishim pak më shumë qetësi, do t'i godisnim përmes kundërsulm­eve, sidomos në pjesën e parë. Gjithsesi, unë dua të kompliment­oj djemtë për ekzekutimi­n e lojës. Kanë punuar mjaft mirë taktikisht dhe gjithçka shkoi ashtu siç e kishim parashikua­r. Mos të harrojmë se kemi përballë një kundërshta­r të fortë dhe me kualitete. Kjo që bëmë sot ( dje) mendoj se ishte zgjedhja e duhur.

A mund të bënit më shumë ndaj këtij Karabaku?

Skuadra u përgjigj ashtu siç unë e përgatita gjithë javën. Mund të kishim shfrytëzua­r më mirë kundërsulm­in dhe goditjet standarde, por rëndësi ka që nuk pësuam. I kishim mundësitë për ta goditur Karabakun, por pashë një farë ngutjeje te lojtarët në finalizimi­n e aksioneve. Edhe kjo është e kuptueshme, sepse presioni nuk është i vogël, pavarësish­t dëshirës që mund të kemi për të fituar ndeshjen. Jam i kënaqur me skuadrën në përgjithës­i. Ishte një ndeshje e mirë, duke pasur parasysh kundërshta­rin. Nuk donim të na kapte në befasi Karabak.

Kishim menduar këtë skemë, sepse Karabak ka shumë kualitet. Jam i bindur që nëse vendoseshi­m ndryshe, mund të pësonim më shumë se një gol. Duhet të ishim të kujdesshëm, mos të linim hapësira. Na mungoi vetëm qetësia në aspektin sulmues.

Sa shanse ka Kukësi që të kalojë azerët?

Është shumë e vështirë, por nuk i dihet. Do të shkojmë në Baku të sakrifikoj­më, të bëjmë lojën tonë. Shpresoj që Rexhinaldo, i cili ka ardhur në ditët e fundit, të jetë një vlerë më tepër dhe ta ndihmojë skuadrën në momente të caktuara. Do të mundohemi të shfrytëzoj­më hapësirat që do të lërë Karabak. Duhet të kemi qetësinë e duhur

për ta bërë diçka të tillë. Presioni është te Karabak, jo te ne. Këtë gjë duhet ta dinë edhe djemtë. Ne shkojmë për të luajtur futboll, pse jo të marrim barazim me gola apo fitore. Nuk të ndalon njeri të provosh, ta tentosh. Gjithçka mund të ndodhë. Absolutish­t, nuk duhet të humbim shpresat, sepse skuadra po përmirësoh­et gradualish­t.

Prisni ndonjë goditje të fundit nga merkato?

Po, pres sërish ndonjë lojtar, që mund të na përmirësoj­ë më tepër dhe të jemi më kompetivë. Kjo do të na bënte mirë, sepse edhe nëse eliminohem­i, sërish do të luajmë në Ligën e Europës dhe njëkohësis­ht duhet të mendojmë edhe për kampionati­n. Duhet të jemi gati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania