Panorama Sport (Albania)

Agolli: Emocion i fortë, shanse të barabarta

" dija që do vuanim me Kukësin, u ndjeva çuditshëm në fushë"

- SENAD NIKSHIQI

Ansi Agolli e dinte se kundër Kukësit Karabaku i tij do të vuante. Pranon hapur se pati emocione të forta kur zbriti në fushë dhe është optimist për ndeshjen e kthimit. "Në këto nivele nuk ka dallime të mëdha. Ne dhamë gjithçka, por Kukësi rezistoi. Shpresojmë t'ia dalim në ndeshjen e kthimit, por gjithsesi shanset mbeten të barabarta", thotë ish- kapiteni i Shqipërisë në intervistë­n për "Panorama Sport".

A e prisnit këtë barazim? Po, pa diskutim që në futbollin e sotëm çdo ndeshje është mjaft e vështirë. Kështu që, mendoj se në këto nivele çdo gjë është e pritshme, por duhet të bëjmë kujdes në ndeshjen e kthimit. Luajmë në fushën tonë, kështu që duhet të shfrytë- Agolli gjatë një dueli me Musollin në ndeshjen e djeshme

Foto: F. Hazizllari

zojmë rastin.

A mendoni se skuadra juaj meritonte më shumë se kaq?

Nuk është rezultat i keq, 0-0 jashtë fushe i lë të gjitha mundësitë të hapura. Kishte nga ata që para ndeshjes e shikonin si shumë të lehtë për ne, por unë isha i bindur se do të duhej të lodheshim shumë dhe kështu ndodhi. Çdo skuadër tani luan futboll dhe me një rreshtim të mirë dhe me pak përgatitje fizike, çdo gjë është e mundur. Kështu që, mendoj se nuk është rezultat i keq, por duhet të korrigjojm­ë gabimet që bëmë këtu.

Kush është më afër kualifikim­it?

Rezultati 0-0 lë gjithçka të hapur. Do të doja shumë të thosha që ekipi im është më afër, por nuk mund ta them sepse 0-0 është rezultat krejtësish­t Rexhinaldo, nga avioni në Shkodër për të mos humbur ndeshjen e skuadrës së re

i paparashik­ueshëm.

A e prisnit një Kukës të tillë?

Në këto nivele, çdo skuadër është mjaft e përgatitur, pavarësish­t nëse është Kukësi apo dikush tjetër. Cungu është mjeshtër i eliminator­ëve për ekipet shqiptare. Parashikim­i ishte i duhur. E prisnim që do ishte ndeshje e vështirë.

Çfarë çaloi te Karabaku? Ne bëmë lojën tonë. I dimë mirë forcat tona, rastet i patëm, por mungoi goli. Shpresojmë që në ndeshjen tjetër të bëjmë më mirë.

A dhatë maksimumin kundër Kukësit?

Unë jap maksimumin në çdo ndeshje, nuk mund të vihet në dyshim kjo gjë.

A patët emocione në fillim të ndeshjes?

Padyshim që po. Ishte një ndeshje, ku për herë të parë luaja kundër një ekipi shqiptar. Kisha emocione të përziera. Për më tepër në një stadium si ky ku kam kujtime në ndeshjet që kam bërë ndaj Vllanzisë në kampionat, por edhe me Kombëtaren. Ishte emocion shumë i madh dhe para ndeshjes, nuk kam pse ta fsheh se isha në një gjendje të çuditshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania