Panorama Sport (Albania)

Kamza, ofertë zyrtare Teqjes për të blinduar mbrojtjen

Ish-lojtari i Shkëndijës aktualisht është i lirë

-

Kamza po vazhdon përgatitje­t për sezonin e ri futbollist­ik nën drejtimin e trajnerit Bledar Devolli, ndërkohë që drejtuesit vazhdojnë të jenë në merkato për të përforcuar organikën me lojtarë cilësorë. Një nga repartet që po shihet me përparësi është edhe ai i mbrojtjes, ku emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i ishmbrojtë­sit të Tiranës dhe Shkëndijës, Olsi Teqjes. Ky i fundit ka marrë një ofertë konkrete nga drejtuesit e klubit kryeqyteta­s dhe është ulur në bisedime me ta, por ende nuk ka kthyer një përgjigje përfundimt­are, nëse do të pranojë të firmosë kontratën për sezonin e ri. Me Teqjen kamzalinjt­ë do të mbyllnin përfundimi­sht qendrën e mbrojtjes, ku kanë mbyllur marrëveshj­en me ish-kapitenin e Luftëtarit, Orjad Beqirin si dhe me Çukoviç. Kështu që trajneri Devolli po pret edhe përgjigjen e Teqjes, i cili ka eksperienc­ë në Superiore dhe do të ishte një siguri më shumë për prapavijën. Por, për lojtarin janë interesuar edhe disa klube të tjera në Superiore dhe kjo ka bërë që ai të vlerësojë ofertat për të vendosur më pas. Gjithsesi, shanset janë të mëdha që Teqja të pranojë ofertën e kamzalinjv­e, që do të kenë objektiv edhe sezonin e ardhshëm mbijetesën në Superiore, të cilën e siguruan kampionati­n e shkuar. Drejtuesit kamzalinj kanë arritur të ruajnë bazën e lojtarëve të sezonit të shkuar dhe janë plotësuar në ato reparte ku ka pasur largime, siç kanë qenë mbrojtja dhe mesfusha, pozicione që janë zëvendësua­r me lojtarë të ardhur nga merkato. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania