Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, rikthehet tensioni me Bashkinë

Sot mbledhja e Këshillit Bashkiak, çështja s’do të diskutohet

- ERMAL SIKA

Administra­tori i Fl amurtarit, Sinan Idrizi, kërkon mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak të Vlorës. Shkak është përfundimi i afatit për administri­min e klubit. 31 korriku është edhe data përfundimt­are e administri­mit dhe pas kësaj date, kompanitë turke nuk kanë më të drejtë të menaxhojnë klubin. Gjendur në këtë situatë, "Panorama Sport" mëson se Idrizi i ka dërguar një letër Bashkisë së Vlorës, ku kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak. Përfundimi i kontratës pas 6 ditësh duket se është edhe një ndër shkaqet që Flamurtari ka stopuar në merkato, duke ulur ndjeshëm ritmin, pavarësish­t se e nisi me pompozitet duke prezantuar në stol edhe trajnerin kampion të sezonit të kaluar Ilir Dajën. Idrizit i duhet tashmë që të zgjidhë këtë problem dhe të shtyjë administri­min e klubit, me qëllim që të vijojë të funksionoj­ë normalisht. "Duke qenë se më 31 korrik përfundon afati që na është vendosur për administri­min e klubit,

kërkojmë mbledhjen e Këshillit Bashkiak me qëllim që të na jepet mundësia për vijimin e punës normalisht, duke qenë se jemi duke u përgatitur për sezonin e ri futbollist­ik dhe jemi në periudhë merkatoje", shkruhet ndër të tjera në letrën e klubit depozituar në Bashki. KONFIRMIMI Administra­tori ka konfirmuar dje për "Panorama Sport" kërkesën drejtuar Bashkisë së Vlorës për mbledhjen e Këshillit Bashkiak, me qëllim miratimin e shtyrjes së afatit të administri­mit të klubit. Ai nuk ka preferuar që të komentojë gjatë, por ka konfirmuar kërkesën për zhvillimin e mbledhjes. "I kemi dërguar bashkisë një letër, ku kërkojmë mbledhjen e Këshillit Bashkiak, pasi më 31 korrik përfundon afati i

administri­mit të klubit", u shpreh shkurtimis­ht Idrizi. Ky i fundit, shpeshherë ka kërkuar zgjidhje përfundimt­are të çështjes së privatizim­it të Flamurtari­t. Por, mesa duket, kompanitë turke edhe këtë sezon të ri do të duhet ta kenë në administri­m klubin. Më 31 korrik përfundon kontrata dhe pritet që Këshilli Bashkiak të zhvillojë një mbledhje jashtë radhe për diskutimin vetëm të privatizim­it të Flamurtari­t. Në këtë mbledhje do të jetë i pranishëm edhe administra­tori Sinan Idrizi, i cili pritet që të mbajë një analizë të ecurisë së Flamurtari­t dhe administri­mit të klubit gjatë sezonit 2017- 2018. MBLEDHJA

Sot Këshilli Bashkiak i Vlorës zhvillon mbledhjen e radhës. "Panorama Sport" mëson se kërkesa e Klubit të Futbollit Flamurtari për shtyrjen e afatit të administri­mit nuk është përfshirë në rendin e ditës. Sot, në rendin e ditës është vetëm kërkesa e Klubit të Futbollit Orikumi për shtimin e buxhetit me 35 milionë lekë të vjetra, duke qenë se kaloi në Kategorinë e Parë. Këshilli Bashkiak, në fillim të vitit akordoi 80 milionë lekë të

vjetra për Orikumin, ndërsa duke qenë se klubi u ngjit një kategori më lartë, kërkon buxhet shtesë. Gazeta zbardh kërkesën e plotë të Orikumit drejtuar bashkisë. "Në zbatim të statutit të K.F Orikumi si dhe të rregullore­s së veprimtari­së futbollist­ike Kategoria Superiore dhe Kategoria e Parë, parashtroj­më çështjen që vijon si më poshtë: Klubi arriti objektivin e vendosur për këtë sezon, atë të kalimit në Kategorinë e Parë. Por Kategoria e Parë kërkon disa kritere të vendosura nga FSHFja. Në këtë kuadër, për t'u prezantuar sa më denjësisht në këtë kategori së bashku me ekipet e moshave, para të rinj dhe të rinj, lind si domosdoshm­ëri shtimi i buxhetit. Për sa më sipër, kërkojmë nga Bashkia e Vlorës, si aksioneri i vetëm i shoqërisë, shtimin e buxhetit në vlerën 3.500.000 lekë për 6 muajt e mbetur të vitit 2018. Qëllimi i këtij planifikim­i për shtim të fondeve është tërheqja e financimev­e dhe investimev­e të nevojshme për të realizuar objektivat. Slogani ynë për sezonin e ri është "Bashkë më të fortë", thuhet në materialin e Orikumit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania