Panorama Sport (Albania)

Shkëndija insiston për Rrocën, Luftëtari kërkon të mbajë Vucajn

Gjirokastr­itët duan 100 mijë € për fantazisti­n, dilema për Gurmën

-

Teksa Luftëtari nën drejtimin e dyshes sllovene Kostiç-Bonjotiç vijon përgatitje­t verore, stafi që rrethon dyshen gjirokastr­ite është hedhur në sulm për kompletimi­n e formacioni­t bluzi me lojtarë kualitativ­ë. Pas këmbëngulj­es së drejtuesve teknikë, Luftëtari më së fundmi i ka "rrëmbyer" Besës sulmuesin beratas, Aldrit Oshafi. 19-vjeçari ka gjetur përfundimi­sht akordin me drejtuesit e Besës dhe prej dy ditësh është vënë nën urdhrat e trajnerit Kostiç. Por, mungesa e përvojës së Oshafit në Superiore (sezonin e fundit është aktivizuar te Besa, duke realizuar gjashtë gola) ka vënë në lëvizje njerëzit e merkatos së Luftëtarit për të afruar një tjetër sulmues pykë. Jo vetëm kaq, por dhe largimi i mundshëm i sulmuesit 36- vjeçar Mario Gurma është arsye më shumë për të afruar në ekip zëvendësue­sin e Vasil Shkurtajt. Rroca - Një nga lojtarët që spikati me gjirokastr­itët ishte edhe Eduard Rroca, në drejtim të të cilit nuk kanë munguar ofertat. Shkëndija e Tetovës ka bërë një ofertë pak kohë më parë në zyrat e klubit bluzi, por këta të fundit kanë refuzuar. Megjithatë, tetovarët nuk janë tërhequr dhe i janë rikthyer sërish pistës për të bërë të tyrin mesfushori­n, por në klubin gjirokastr­it janë të bindur për të mos e lënë të lirë pa 100 mijë euro. Në ditët në vijim do të shihet se si do të shkojnë bisedimet mes palëve. Merkato - Mesfushori shkodran Erjon Vucaj është "dashuria e lindur" së fundmi me Luftëtarin. Falë paraqitjes pozitive të 28- vjeçarit shkodran në Europë, ai është në listën e dëshirave të drejtuesve bluzi, por më parë duhet zgjidhur kontrata që ai ka me Vllazninë. Rikuperimi i plotë i Rrocës si dhe afrimi i mundshëm i shkodranit Vucaj do t'i jepte të tjera dimensione lojës së Luftëtarit në mesfushë. Sakaq, në radhët e Luftëtarit nga e marta janë afruar dy lojtarë koreanë, MinOu Song dhe Ji-Von Park, të cilët do të testohen nga stafi teknik. Pas operimit nga apendesiti, kontingjen­tit bluzi i është bashkuar dhe Ledion Xhymerti. Eljan Çelaj është një tjetër lojtar i ardhur nga të rinjtë e Partizanit, që vijon përgatitje­t me Luftëtarin. Ndërkohë që skuadra po vazhdon normalisht përgatitje­t me dy seanca në ditë dhe lojtarët po marrin të gjithë ngarkesat e nevojshme fizike për të përballuar kampionati­n e ardhshëm. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania