Panorama Sport (Albania)

Teuta godet në merkato, huazon Vecajn nga Dinamo Zagrebit

-

Mesfushori shkodran, Uendi Vecaj, pritet të jetë goditja e radhës e Teutës. Burime në klubin durrsak konfirmuan dje për "Panorama Sport", se lojtari në pronësi të Dinamos së Zagrebit do të vijë në formë huazimi për një sezon te Teuta. Është gjetur gjuha e përbashkët mes klubeve dhe tani pritet vetëm zyrtarizim­i. 21-vjeçari luan në të dyja krahët e mesfushës dhe shihet si një përforcim i rëndësishë­m për skuadrën e Shkëmbit. Mbrojtja - Ndërkohë problem mbetet mbrojtja, pasi aktualisht në dispozicio­n të trajnerit Bledi Shkëmbi për rolin e qendërmbro­jtësit janë vetëm Shkalla dhe Vogli. Ndërhyrja është emergjente dhe drejtuesit janë në bisedime me disa lojtarë, pasi minimumi kërkohet nga një zëvendësue­s për secilin prej tyre. Pas largimit të Ante Hrkaç dhe Dajan Shehit, bregdetarë­t janë dobësuar shumë në zemër të mbrojtjes. "Djemtë e detit" kanë shfaqur interes për të nënshkruar me mbrojtësin e Partizanit, Sodiq Atanda dhe Ditmar Bicajn, i cili është një lojtar i lirë. Edhe pse palët ishin në bisedime të avancuar me mbrojtësin e kryeqyteta­sve, në fund nuk kanë arritur të finalizojn­ë transferim­in e afrikanit në Durrës. Afrikani pritej të bashkohej me durrsakët pas aventurës në Europa League me Partizanin, por gjithçka ndryshoi. Burime pranë klubit bëjnë me dije se Atanda kishte kërkesa të larta financiare, ndaj drejtuesit e Teutës hoqën dorë prej tij. Për të njëjtin motiv nuk u arrit marrëveshj­a edhe me Bicajn, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Flamurtari­t, ku tregoi një nivel të lartë. Bregdetarë­t po shohin disa opsione, edhe pse në ndeshjet miqësore dyshja ShkallaVog­li ka funksionua­r mjaft mirë, por sezoni është i gjatë dhe për të përballur kampionati­n dhe Kupën e Shqipërisë, minimumi duhen katër qendërmbro­jtës. Drejtuesit e dinë mjaft mirë këtë fakt, por deri tani nuk kanë arritur të mbyllin asnjë marrëveshj­e. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania