Panorama Sport (Albania)

Bind Tirana, Blazhevski dhe Hasani super

Mjaftojnë dy kryevepra, sinjale pozitive nga ganezët

- ADELA MERKO

Tirana e nis me vrull. Bardheblut­ë kaluan me sukses provën e parë me Apoloninë, duke e mposhtur me shifrat 2-0. Në sytë e 1000 tifozëve, kryeqyteta­sit dëshmuan në "Selman Stërmasi" se janë në rrugën e duhur për të pretenduar titullin. Edhe pse pjesa e parë ishte disi e vakët, e dyta u zgjidh me dy kryevepra. Sikur të mos mjaftonte roveshata e Blazhevski­t, "vulën" e vendosi perla e Hasanit nga 18 metra distancë. Bindën edhe dy ganezët, Kobina e Atinga, por pas nuk mbeten as lojtarët që mbyllën sezonin. Dhurata më e mirë për Ze Marian në këtë 45vjetor, ishte fakti që blerjet e reja dëshmuan cilësi.

Pjesa e parë - Loja nis me Tiranën në sulm. Kobina magjeps të pranishmit me disa veprime spektakola­re në krahun e djathtë të sulmit, e megjithatë ekipi hasi vështirësi në ndërtimin e aksioneve të pastra dhe rrjedhimis­ht finalizimi­n. Apolonia e Mihos ishte e vendosur mirë prapa dhe mundohej që të bënte diçka me kundërsulm­et dhe rastet në distancë. U mundua Daja, Karabeci dhe Blazhevski, por më kot. Rasti më i pastër erdhi në të 28-ën minutë, Imami shërben nga e majta në të djathtë për Kobinën, ky i fundit në tentativë për të goditur portën, gjen kokën e Grecës, që mundohet të shënojë, por nuk kishte shënjestrë­n e duhur. Pjesa e mbetur e kësaj pjese nuk prodhoi asgjë, ndaj u mbyll me rrjeta

të paprekura.

Pjesa e dytë - Ndeshja rinis me ndryshime, Ze Maria nxjerr Dokën dhe fut Kërçikun në krahun e djathtë dhe ky i fundit ia përligj besimin në të 55- ën. Pasi merr krahun, mjeshtëris­ht kroson një top te Blazhevski, i cili i ndodhur në

pozicion me roveshatë zhbllokon shifrat. Bardheblut­ë ushtrojnë presing, por as Apolonia nuk mbetet pas. Në të 65ën Hysenshaha­j mundohet me një goditje në distancë, por reagon në kohë portieri Abibi, i futur 5 minuta më herët në fushë. Loja përqendroh­et në

mesfushë, por me miqtë që mundohen të tregojnë veten hera-herës. E megjithatë, kur vjen e 84-ta, Edon Hasani shtang stadiumin me një gjuajte perfekte në kufijtë e zonës. Pasi stopon topin, e dërgon atë në trekëndësh. As 60 sekonda dhe Hasani bën sërish protagonis­tin,

këtë herë asiston për Grecën, por gjuajtja e tij kontrolloh­et nga portieri. Minutat e mbetura shoqërohen vetëm me ndërrime dhe asgjë më shumë. Bardheblut­ë sigurojnë fitoren e parë për këtë fazë përgatitor­e ndaj një kundërshta­ri që e kishin edhe në inferiore.

 ??  ?? Bardheblut­ë duke festuar golin e Hasanit
Bardheblut­ë duke festuar golin e Hasanit
 ??  ?? Tirana në festë pas roveshatës së Blazhevski­t
Tirana në festë pas roveshatës së Blazhevski­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania