Panorama Sport (Albania)

Goleadë e Skënderbeu­t, shpërthejn­ë Bregu dhe Xhon

Miqësorja/ Vlonjati shkëlqen që në debutim

-

Skënderbeu nuk "kursehet" ndaj të rinjve. Skuadra e drejtuar prej Orges Shehit ka mposhtur me shifrat 5-0 19vjeçarët e akademisë, në një takim që u luajt për 80 minuta. Një test i mirë për trajnerin që pa për herë të parë në fushë Dejvi Bregun. Dhe vlonjati jo vetëm bindi në lojë, por realizoi edhe dy gola. Ishte një ndër më të mirët e kësaj miqësoreje. Nga ana tjetër u vu re edhe rritja e Abazit, forma e të cilit po bën që të harrohet largimi i Gledi Micit drejt Shkëndijës së Tetovës. Nuk mund të mungonte

as risia e tretë e këtij ekipi. "Baby" Gavazaj vodhi duartrokit­jet e korçarëve me talentin e tij dhe bashkëvepr­imin me ekipin. Madje, dikush nuk e kurseu duke e quajtur më të mirë se vëllai i madh, Enisi.

Ndeshja - Loja nisi mirë për

Skënderbeu­n që gjen golin e parë pas 15 minutash. Një goditje dënimi e ekzekutuar prej Gripshit gjen Alitin në zonë, i cili i ndodhur në pozicion, nuk fal me kokë dhe zhbllokon rezultatin. Pesë minuta më pas është Bregu, i cili shënon golin e parë që në takimin e parë me fanellën bardhekuqe, duke shfrytëzua­r më së miri një rast të nisur prej Krasniqit. Vlonjati ishte i "etur" dhe në të 36-ën tregon aftësi në gjuajtjet me kokë, duke shfrytëzua­r krosin e Gripshit. Kaq për pjesë e parë, ndërkohë që e dyta nis me ndryshime të mëdha në 11she. Por, me Skënderbeu­n U19 përballë, kampionët nuk e kishin të vështirë që të shihnin në sulm. Është Oto Xhon që gjen dy herë rrugën e rrjetës.

Fillimisht duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes kundërshta­re në të 66-ën dhe në të 77ën më pas me kokë pas një harkimi perfekt nga ana e Abazit. Mbyllet kështu 5-0 ky takim që dha një përgjigje të mirë për Shehin. Llazi Saro

 ??  ?? Skënderbeu pas miqësores ndaj të rinjve
Skënderbeu pas miqësores ndaj të rinjve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania