Panorama Sport (Albania)

Miell, vezë dhe puthje, Ze Maria: Sjellim titullin

"Afrimet cilësore, por duan kohë. Pres sulmues"

- ADELA MERKO

Ze Maria "sulmo het" me vezë dhe miell. Ditëlindja e 45-të e trajnerit është shoqëruar me një festë disi të veçantë prej lojtarëve. Këtë surprizë braziliani e kaloi jo vetëm me sportivite­t, por edhe me humor, duke paralajmër­uar "dënim" për bardheblut­ë. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", u shfaq i kënaqur prej miqësores së parë dhe deklaroi se Tirana e tij është gati për të luftuar për titullin. Nuk kishte si të mos komentonte edhe blerjet e reja, kur hapur tha se e bindën.

E prisnit këtë "sulm" me vezë e miell?

Jo ( qesh). Por, do ma paguajnë nesër (sot) në stërvitje. Mos u bëni merak.

I kënaqur me miqësoren e parë dhe golat që erdhën nga blerjet e merkatos?

Jam i kënaqur jo për fitoren, pasi ajo nuk ka rëndësi. Prioritet kishte loja. Jemi pak mbrapa, megjithatë është normale që të ndodhë kështu, pas një periudhe pauze dhe dy javësh intensive përgatitje­sh. Ana fizike bën të veten, ishim pak të lodhur. Por u pa që ka cilësi.

Dy kryevepra prej Blazhevski­t dhe Hasanit, një koment?

Janë lojtarë me shumë cilësi. Hasani u stërvit vetëm një herë më ne, ndërsa Blazhevski ka që në fillim që stërvitet. Po impenjohet shumë, pasi nuk është as në karakteris­tikat e tij që të luajë me atë intensitet që kemi ne si ekip. Por, rëndësi ka që i pashë që sakrifikua­n.

Në fushë ishin Kobina dhe Atinga...

Kobina dhe Atinga kanë bërë tri stërvitje. Bënë mirë, por janë pak prapa. Por, dua të flas edhe për Mavejen dhe Karabecin që janë shumë mirë. Pra, lojtarët që mbyllën sezonin janë në një nivel më të lartë. Kjo është normale, pasi ata e njohin stolin tim të lojës.

A pret ende qendërsulm­ues?

Na duhet një qendër. Junus vjen, Ngo po rikuperohe­t, por nëse vjen një tjetër, nuk do ishte keq. Gjithsesi, që ta kem grupin në "top", pres edhe rikthimin e Hox- hallarit. Me gjithë këta që mungojnë, mendoj se do të jemi një skuadër që mund të luftojë.

Vetëm mund të luftojë apo mund ta marrë titullin?

Do bëjmë tonën. Unë dua të fitoj gjithçka dhe tifozët e meritojnë. Do luftojmë gjithnjë për të fituar. Nuk e llogaris barazimin e aq më pak humbjen. Do bëjmë çmos që ta sjellim titullin. Nuk do të jetë e lehtë, pasi kjo është kategori tjetër dhe është më e vështirë.

 ??  ?? Braziliani duke puthur bashkëshor­ten e tij Sandra
Braziliani duke puthur bashkëshor­ten e tij Sandra
 ??  ?? Ze Maria pas ''sulmit'' me miell dhe vezë nga lojtarët
Ze Maria pas ''sulmit'' me miell dhe vezë nga lojtarët
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania