Panorama Sport (Albania)

1000 tifozë të pranishëm, magjeps Kobina

-

- Pak minuta dhe tifozët magjepsen prej cilësive të Uinful Kobina dhe sidomos për mënyrën se si e kontrollon­te topin.

- Gati një mijë tifozë të pranishëm në "Selman Stërmasi". Sportdashë­sit bardheblu mbushin tribunat A dhe B, duke dëshmuar se interesi do të jetë shumë herë më i lartë me rikthimin e Tiranës në elitë.

- Trajneri Mariol Miho shfaqet kërkues ndaj të tijve, provën ndaj Tiranës e konsideron si barometër për ekipin që po ndërtojnë për të qenë të suksesshëm në Kategorinë e Parë. - Caktohen numrat për blerjet e reja. Kobina mbante 8-ën, 21 ishte për Atingën, Blazhevski mori 77-ën, Imami 19 dhe Hasani 16. - Presidenti Refik Halili erdhi nga fundi i pjesës së parë për të ndjekur provën e parë të Tiranës së tij, ndërsa në kampin tjetër ishte Koço Kokëdhima.

- Marvin Turtulli dëmtohet pas një ndërhyrjej­e. Qendërmbro­jtësi e nisi mirë lojën, por u detyrua të largohej pas goditjes që mori. Gjendja e tij do të verifikohe­t pas kontrollev­e.

- Edhe pse loja nisi me mot të vranët dhe me vetëtima, vapa ishte prezente. Për këtë motiv në të 30-ën u ndal loja, që lojtarët të konsumonin ujë.

- Greca në kontroll me topin dhe Mone në tentativë për të fituar duel, përfundon duke bërë "mundje". Ka revoltë nga tifozët për lojtarin e fierakëve, por jo prej sulmuesit të Tiranës. Ai e kalon me sportivite­t dhe i jep dorën. Kanë luajtur në Pukë, ndaj këtë fakt s'e kanë harruar.

- Një tifoz i bën lëmsh emrat e lojtarëve. Kur Ngo u drejtohet dhomave të zhveshjes i thotë "o Ngoji" dhe kur vjen radha e Hasanit e thërret "O Edison", duke harruar që quhej Edon. - Festë surprizë për Ze Marian. Dje ka mbushur 45 vjeç dhe kjo ditë nuk mund të kalohej pa zhurmë. Protagonis­të ishin lojtarët që vërshuan drejt tij me miell dhe vezë, kur po jepte prononcimi­n për mediat.

- Nuk u la me kaq, pasi edhe në darkë pati tortë dhe një darkë ndryshe në hotelin ku janë grumbullua­r.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania