Panorama Sport (Albania)

Besa bën merkato te Skënderbeu, Begeja provon lojtarët

Verdhezinj­të mundin Besën U-19 në miqësoren e parë

- BESA U-19:

Dje verdhezinj­të kanë zhvilluar testin e parë miqësor dhe për këtë kishin zgjedhur Besën U-19. Ende pa nisur takimi, ra në sy prezenca e disa lojtarëve të rinj që u paraqitën në këtë ndeshje. Kështu, u vu re futbollist­i 19-vjeçar i Skënderbeu­t, sulmuesi kosovar Ardit Berisha, që do të jetë prurja e re e Besës. Krahas tij, edhe sulmuesi durrsak Mehmet Hoxha, i aktivizuar me moshat në Durrës. Tjetër prurje ishte durrsaku Lika e përfundimi­sht është vendosur që Karlos Lina nga Peruja të mbetet pjesë e Besës. Prezentë në ndeshje, por që nuk u aktivizuan, ishin edhe Franc Bufasi e Donald Mëllugja. Krahas tyre pritet të veshin fanellën verdhezi edhe dy ish-ët, Dikson dhe Onuh. Duket kështu një Besë e plotësuar e me mjaft konkurrenc­ë. Begeja e nis me dy sulmues, me Berishën dhe Hoxhën. Ende pa kaluar 8 minuta, Besa kalon në avantazh me Berishën e sapoardhur nga Skënderbeu. Ishte një veprim mjaft i zgjuar i tij teknik, që solli golin e parë e të vetëm të takimit. Verdhezinj­të, nën ngarkesat fizike të Gjert Poloskës nuk shfaqen aq

Dobjani, Lika, Perja, Brahimaj, Shaljani, Karlos, Thaçi, Cara, Mihani, Hoxha, M.Berisha.

( Biba, Zeqiri, Hoxha, E.Kullolli, Berati, Duka, Kasa, Hajdini, Kola). Trajner: G. Begeja

Miraka, Rrushi, Kacbufi, Damarja, Selita, Qarri, Daja, Deliu, Meçaj, Krasniqi, Gjongecaj. Trajner: I. Berati

të lirshëm, megjithatë rastet nuk mungojnë. Bler Thaçi ndodhet pranë golit, por godet keq. Zhvillohet një ndeshje e fortë ku as talentet e U-17, që u shpallën kampionë e aktualisht kaluan tek U- 19 nuk "lëshojnë rrugë". Pjesa e dytë shfrytëzoh­et nga dy trajnerët për të kryer ndërrime të shumta. Në këtë pjesë nuk ka gol dhe ndeshja mbyllet 1-0 për Besën. Feriz Ferizaj

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania