Panorama Sport (Albania)

Dështimi i akademive, sistemi djeg qindra futbollist­ë në vit

FSHF neglizhent­e, nuk krijon kampionate për të rinjtë

- OLSI TUJANI

jithçka e ka një bazë. Për më tepër, shembujt e suksesit në futboll startojnë me punën dhe projektet e mëdha që nga baza dhe futbolli i ekipeve të vogla. Për të mos e ekzagjerua­r, që duhen projekte për fëmijët U-6, U-8 apo U-10, mjaft të ketë një projekt për U-12 deri U-19. Diçka e tillë ekziston gjerësisht në vendin tonë. Qoftë akademitë zinxhir të klubeve tradiciona­le, por edhe së fundmi akademitë e shtuara private, rekrutojnë fëmijë mjaftueshë­m me dëshirën për t'u bërë futbollist­ë. Po më pas? Çfarë ndodh me një 19-vjeçar që të paktën pesë vite është stërvitur çdo ditë? A ka një të ardhme? A garantohet vazhdimësi?

KLUBE PA VIZION - Që në krye të herës, duhet thënë që jo çdokush duhet të bëhet futbollist profesioni­st. Mirëpo, ata që janë futbollist­ë të bërë, sapo arrijnë moshën 19vjeçare, nuk gjejnë asnjë mundësi për të ardhmen. E gjithë kjo, për shkak se klubet shqiptare janë pa një vizion. Janë pa projekte afatgjata, të cilët të kërkojnë suksesin në plane pesëvjeçar­e apo edhe më shumë, për të mos u ngutur menjëherë në vitin pasardhës në kërkim të titullit.

FSHF NEGLIZHENT­E - FSHF ka limituar elitën, zgjerimi i së cilës do të shtonte mundësitë për të rinjtë. Jo vetëm kaq, por duke qenë e ngurtë me vetëm 10 ekipe, edhe kampionati i Kategorisë së Parë ka treguar të jetë vetëm një garë me maksimumi katër ekipe, jo më shumë dhe që luhet vetëm një apo dy faza. Së treti, ç'është edhe më e rëndësishm­ja, në vendin tonë mungon kampionati i të rinjve. Në shumë vende, kampionate­t

U-19 deri në U-23 kanë vëmendje maksimale, pasi janë baza që furnizojnë kampionate­t elitare. Mirëpo, në vendin tonë mungojnë.

EKIPET - E si të mos mjaftojë numri i të huajve pa kriter, klubet shqiptare kërkojnë ta shtojnë ende numrin e tyre

(pesë në fushë). Kjo sjell edhe që në skuadra të ndryshme, të rinjtë jo vetëm që të mos gjejnë kurrë vëmendjen e drejtuesve, por edhe në ato raste kur talenti i tyre i imponon, u kërkohet para që të mund të aktivizohe­n. Pra, një 19-vjeçar nuk mjafton që ka shpenzuar muaj për muaj

deri në atë moshë që të stërvitet me një ekip, por vijon të paguajë edhe në periudhën që lidh kontratën profesioni­ste. Është për të ardhur keq, që sistemi aktual i futbollit në Shqipëri, djeg me qindra futbollist­ë çdo vit. Jo fëmijë dashamirës, por lojtarë të formuar...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania