Panorama Sport (Albania)

Strakosha, pa frikë: Kapim Champions-in

-

Debutoi me Lacion në një situatë thuajse të pabesueshm­e, por aktualisht ai është e tashmja dhe e ardhmja e bardhekalt­ërve. Thomas Strakosha, portieri i graduar i Lacios, ka komentuar situatën aktuale në skuadër, sezonin e fundit, dështimin ndaj Interit, ndeshjen e tij më të mirë si dhe objektivat personalë.

DËMTIMI - "Nuk jam akoma në formën time më të mirë dhe më duhet ende pak kohë që të rikuperohe­m. Në fakt më mungojnë stërvitjet me shokët e skuadrës, por i shoh që janë duke bërë mjaft mirë".

INTERI - "Na ka bërë keq. Megjithatë, kemi skuadër për të përsëritur sezonin dhe për të kapur Champions-in, pasi kemi lojtarë të rinj dhe një grup të bashkuar që nuk i frikësohet asgjëje. Kemi mësuar nga gabimet. Në sezonin e shkuar patëm shumë momente 'black out' dhe na duhet të dimë si të rezistojmë në momentet e vështira.".

DE VRIJ - "Nuk është vetëm Açerbi që do ta zëvendësoj­ë. Jam i qetë me secilin prej lojtarëve të ekipit, nga Uallas te Bastos". NDESHJA MË E MIRË - "Kundër Atalantës. Kam ëndërruar gjatë që të jem një portier i Lacios dhe tani mendoj vetëm të bëj maksimumin për ekipin".

PORTIERI PROTO - "Është portier me shumë eksperienc­ë dhe besoj që do të na shërbejë shumë që të rritemi profesiona­lisht".

BATUTA - "Për momentin kundër Juventusit, kur Higuain më devijoi topin dhe u përplas në shtyllë, mund të them që gjatë ndeshjeve nuk mendoj gjatë. Nëse ai top do të shënohej gol, do të shënohej si budallallë­k i imi (qesh...). Të gjithë gabojmë, por mendoj që rëndësi ka që të dish të reagosh me ftohtësi dhe me sjelljen e duhur", ka deklaruar Thomas Strakosha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania