Panorama Sport (Albania)

‘Ekuacioni’ Bonuçi, Juventusi fut 5 lojtarë në ‘lojë’

"Zonja" fut edhe Kaldarën, Benatian, Pjacën e Kuadradon

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Më i bujshëm sesa kaq, rikthimi i Le onardo Bonuçit në Torino nuk mund të ishte, por tashmë e gjithë situata po diskutohet dhe të gjitha gjasat janë që marrëveshj­a të përfundojë me sukses. Fundja, edhe Juventusi po tregon se e kërkon me ngulm këtë rikthim të mbrojtësit, i cili duke parë moshën e Kielinit, por mbi të gjitha të Barzaljit, pa dyshim që eksperienc­a e 31-vjeçarit do t'i shërbente shumë. Sigurisht që nuk harrohet Benatia apo edhe i riu Kaldara, ndërsa Rugani është i projektuar drejt Çelsit, por dy të parët mund të jenë pjesë e tratativës për të shkëputur Bonuçin nga Milani. Nëse fillimisht u përfol edhe për një shkëmbim me Higuainin, por që pa dyshim në mes do të hynin edhe disa milionë euro në favor të "Zonjës së Vjetër", tashmë po mendohen edhe alternativ­at që në tratativën Juve-Bonuçi të futen edhe Benatia, Kaldara, por ndoshta edhe Pjaca dhe Kuadrado. Bonuçi-Kaldara

Duke parë që për Gonzalo Higuainin gjërat kanë ngrirë, duke qenë se paga që Milani i ofron argjentina­sit është thuajse dyfish më pak se ajo që përfiton aktualisht (7.5 te Juvja, Milani i ofron 4.5 milionë euro), ideja e radhës së bardhezinj­ve është ajo e një shkëmbimi me Matia Kaldarën (u pagua 21 milionë euro nga Juventusi). Sigurisht që drejtuesit e "Zonjës së Vjetër" e vlerësojnë talentin italian te 40 milionë eurot,

ndërsa Bonuçin jo më shumë se 30 milionë. Prandaj, nëse drejtuesit e Milanit do të pranonin këto kushte, atëherë përveç kartonit të kapitenit të tyre, duhet të ofrojnë edhe 10 milionë euro, pse jo mund të paguhen edhe në dy këste të barabarta në dy vitet e ardhshme. Kjo shumë nga Juventusi kuptohet që kërkohet për të mbuluar diferencën e moshës mes dy futbollist­ëve, 31 Leonardo, 24 Matia. Bonuçi-Benatia

Por një tjetër ide e drejtorëve bardhezi, Marota-Paratiçi, pse jo për të thjeshtuar në maksimum gjërat, pa ndërhyrje monetare dhe asgjë tjetër, është një

shkëmbim kokë më kokë mes Leonardo Bonuçit dhe Mehdi Benatias. Të dy 31-vjeçarë, të dy garantojnë eksperienc­ë edhe ndërkombët­are, por ndoshta në këtë rast mund të jetë Milani që të kërkojë të fusë në arkat e tij disa milionë euro, edhe pse duke parë shpenzimet që ka bërë dhe objektivat e tjera që ka, vështirë se mund të mendojë të fusë dorën në xhep. Bonuçi-Pjaca

Tjetër ide e Juves është edhe ajo e një shkëmbimi me Marko Pjacën. Talenti kroat, nënkampion bote në "Rusi 2018", sigurisht që me ardhjen e Kristiano Ronaldos do të ketë edhe më pak

hapësirë në Torino, prandaj edhe ai vetë do të ishte ndoshta më i lumtur diku tjetër. Nëse deri dje ai ka qenë në kontakt me Fiorentinë­n, kampionët e Italisë mund t'ia ofrojnë Milanit në këmbim të Bonuçit. Natyrisht që për nga vlera e kartonit kërkesat janë pak a shumë të afërta, por për momentin nuk duket se në Milano po kërkojnë një lojtar të profilit të Marko Pjacës, ndonëse kjo mund të vlerësohet me drejtuesit dhe stafin teknik. Bonuçi-Kuadrado

Por thashethem­et nuk mbarojnë këtu, sepse në orët e fundit është përfolur edhe emri i një shkëmbimi gjithashtu kokë më kokë mes Leonardo Bonuçit dhe Huan Kuadrados. Edhe këtu, në parametrat financiarë shifrat janë shumë të përafërta, por çështja është se mesfushori kolumbian nuk duket se ka ndërmend që të largohet nga Juventusi, pasi kërkon të luajë Ligën e Kampioneve, aq më shumë që ndjen se klubi i ka një "favor" për t'i bërë, pasi i dorëzoi numrin 7 Kristiano Ronaldos. Por gjithsesi, nëse tratativa hapet, pa dyshim që diçka më shumë do të kuptohet, të paktën nga Kuadrado, pasi Bonuçi është më shumë se i bindur për t'u rikthyer në Torino.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania