Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Ekipi gati fizikisht, më pëlqeu dyshja e sulmit

-

Dy barazime radhazi në miqësoret e zhvilluara në këtë fazë përgatitor­e nuk e shqetësojn­ë aspak trajnerin e Interit, Luçiano Spaletin. Madje, ky i fundit e ka parë pozitivish­t ndeshjen 1-1 kundër Shefild Junajtid, pasi thotë se ata janë shumë më të avancuar në përgatitje. "Ishte një ndeshje shumë e mirë, sepse ata janë në kushte shumë të mira fizike. Por ne u përgjigjëm njëlloj ndaj kësaj skuadre që luftonte për çdo top. Në këtë ndeshje bëmë edhe ndryshime në anën taktike dhe lojtarët u treguan të gatshëm për t'u qëndruar besnikë detyrave. Donim të mbanim të njëjtat detyra në fushën e lojës, edhe pse Lautaro nuk ka karakteris­tikat e një trekuartis­ti. Më pëlqeu shumë dhe loja e tij ishte e shkëlqyer, duke bërë vertikaliz­ime të zgjuara për të mbështetur Mauro Ikardin. Të dy bashkë mendoj se bënë gjëra të mira dhe janë lojtarë shumë inteligjen­të. Mund të bashkëjeto­jnë mirë me njëri-tjetrin në repartin e avancuar", tha fillimisht trajneri, duke vlerësuar dy argjentina­sit.

ÇELSI- Ditën e shtunë, Interi do të përballet me Çelsin e Mauricio Sarrit dhe Spaleti thotë se do ta takojë me kënaqësi ishtrajner­in e Napolit. "Nuk kam folur me të gjatë kësaj kohe që ka marrë drejtimin e Çelsit, por do ta takoj me kënaqësi. Vitin e kaluar skuadra e tij bëri futbollin më të bukur në kampionati­n italian dhe tani duhet të tregojë vlerat që ka në një nga kampionate­t më të bukur në botë", vazhdoi më tej numri një i zikaltërve. Ai foli edhe për atmosferën në stadium kundër Shefildit dhe tha se u bën mirë lojtarëve. "Më pëlqeu më shumë kondicioni fizik i lojtarëve, që duket se është mirë dhe ata do të jenë gati për pak javë. Por edhe shumë aksione ishin interesant­e dhe japin besim për të ardhmen", përfundoi trajneri 59-vjeçar. Zikaltrit kanë luajtur deri tani 4 ndeshje miqësore dhe kanë marrë 1 fitore me Luganon, 1 humbje me Sionin dhe dy barazime me Zenitin dhe Shefildin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania