Panorama Sport (Albania)

Si ndryshon Barça me braziliani­n, Malkom: Jam në ekipin më të mirë

Trajneri Valverde duhet të kalojë nga skema 4-4-2 në 4-3-3

-

Telenovela përfundoi. Malkom kreu ditën e djeshme vizitat mjekësore me ekipin e Barcelonës dhe u prezantua si lojtari më i ri i katalanasv­e. Sulmuesi brazilian ka thënë se është pjesë e klubit më të madh në botë dhe ndihet shumë i lumtur. "Kam emocione të jashtëzako­nshme. Kam realizuar një ëndërr dhe do të luaj në klubin më të mirë në botë. Shpresoj që t'i jap sa më shumë lumturi kësaj tifozërie të mrekullues­hme. Po pres me padurim momentin për të njohur shokët e skuadrës, të cilët do t'i ndihmoj gjithmonë. Është e rëndësishm­e që t'i njohësh lojtarët me të cilët do të luash. Më duken shumë të gjata këto ditët dhe jam në formë për të luajtur", ka thënë Malkom.

SI NDRYSHON- Tani trajneri Ernesto Valverde ka detyrën që t'i gjejë vendin e duhur në formacion talentit brazilian. Barcelona këtë herë do të luajë me modulin 4-33, ndryshe nga një vit më parë kur luante me 4-4-2. Filipe Kutinjo do të jetë në rolin e Andres Iniestës, ndërsa Malkom duhet të luajë në krahun e majtë. Ai ka një "betejë" me Dembelenë për një fanellë titullari, ndërsa dy të tjerët në këtë repart janë Suarez dhe Mesi. Në mesfushë përveç Kutinjos do të luajnë Rakitiç dhe Buskets. Mbrojtja nuk pritet të ketë ndryshime dhe Valverde do t'u besojë të njëjtëve lojtarë si në sezonin e kaluar. Lenglet do ta ketë disi të vështirë që të gjejë vend në formacioni­n titullar, por në fillimin e sezonit mund të jetë ai i preferuari, duke qenë se Umtiti do të qëndrojë gjatë me pushime dhe nuk do ta kapë dot ritmin e të tjerëve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania