Panorama Sport (Albania)

Vëllai i Ozilit: Mesut ëndërronte një tjetër lamtumirë nga Gjermania

-

Vendimi për t'u larguar nga kombëtarja gjermane nuk ishte i lehtë për Mesut Ozilin. Sipas vëllait të tij, Mutlu, mesfushori do kishte dashur një tjetër lamtumirë nga "pancerat" dhe jo këtë mes skandalit të racizmit, shkaku i së cilës u bë ajo foto e tij dhe Gyndoanit me presidenti­n turk, Rexhep Taip Erdogan. "E morëm së bashku vendimin. Ai e mendoi gjatë", tha i vëllai për agjencinë turke të lajmeve "DHA". "Të gjithë do të donin të luanin një ndeshje lamtumire për t'u ndarë në mënyrën më të bukur. Mund ta kishte dhënë lamtumirën në një mënyrë më të mirë", vijon Mutlu, duke e mbrojtur vëllain se nuk është ai përgjegjës për këtë tërheqje. Në lidhje me racizmin, ai shton: "Komentet nuk na kanë lënduar. Ne jetojmë në Gjermani, por jemi turq. Kemi dy lidhje". Ai përfundoi duke thënë se Erdogan i kishte telefonuar Ozilit për t'i shprehur mbështetje­n e tij. "Kaq mjafton për ne", tha Mutli, i cili është gjithashtu edhe kreu i skuadrës që menaxhon të vëllain. Fëler - Por, lëkundjet që ka shkaktuar tërmeti që shkaktoi Ozil vazhdojnë të ndihen në Gjermani. Drejtori sportiv i Leverkusen­it, Rudi Fëler, e priti deklaratën e lojtarit me rezerva. "Disa gjëra nuk i kishte gabim, por më shumë se gjysma e asaj ishte pak e ekzagjerua­r dhe e pakuptimtë. Ky shpjegim mund të ishte bërë më herët dhe ardhmja e tij 2 muaj pas ngjarjes ishte një gabim i madh", tha legjenda e futbollit gjerman, duke e kuptuar edhe deklaratën e ashpër të Hënesit kundër lojtarit, për të cilin shtoi se presidenti i Bajernit është shumë direkt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania