Panorama Sport (Albania)

Guardiola alarmon Sitin

Katalanasi: Jam i lumtur në Mançester, por një ditë mund të lodhem duke fituar

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

uk fitoi në sezonin e tij të parë, por në të dytin i dominoi rivalët e tij deri në limite. Ky është Pep Guardiola, që ka fituar kudo ka drejtuar dhe kjo është frika më e madhe për "qytetarët": velja e katalanasi­t. Trajneri pranon se ai mund të lodhet duke fituar në "Etihad", edhe pse shpreson që ta respektojë kontratën e re 3- vjeçare që sapo firmosi me kampionët e Anglisë. Ai u largua nga Barcelona në 2012-ën për të njëjtën arsye, ashtu siç bëri edhe nga Bajerni dhe thotë se do të ulet të flasë me bordin e Sitit nëse do ta humbasë motivimin. "Trajnerët e futbollit janë gjithnjë në një pozicion të rrezikshëm. Por familja është e lumtur që jeton në Mançester dhe përvojat e mia në Premier Ligë janë pozitive. Kam një skuadër të re dhe punoj në mënyrë komode me ta. Por në futboll, kur nis të lodhesh dhe lojtarët nuk të ndjekin më, edhe pse kam një kontratë, do ulem të flas me klubin dhe do të gjejmë një zgjidhje. Por unë do të bëj të pamundurën të qëndrojmë së bashku këtë herë". Pep pranon se vazhdimësi­a e tij në stolin e "qytetarëve" varet edhe nga suksesi i tij për të sjellë më shumë trofe. "Kur vendosëm që ta rinovojmë kontratën, fillimisht unë ndihesha mirë këtu dhe së dyti klubi beson tek ajo që po bëjmë. Khaldon (Al Mubarak, presidenti), Txiki ( Begiristai­n, drejtori sportiv) dhe Ferran (Soriano, drejtori ekzekutiv) e dinë që varet nga rezultatet. Kemi edhe tri vite të tjera kontratë, por rezultatet do të diktojnë atë që do të ndodhë në të ardhmen".

LIVERPULI - Jyrgen Klop ka shpenzuar 170 milionë paund deri më sot për të përforcuar skuadrën e tij, më shumë se çdo skuadër në Angli, por Guardiola nuk pranon ta gjykojë, madje e quan normale, sepse ata kërkojnë të arrijnë Sitin. "Çdo

ASTON VILA

klub bën atë që beson. Unë e kuptoj plotësisht. Nuk jam i shqetësuar për atë që thonë njerëzit. Nëse Liverpuli beson se ka nevojë për këta lojtarë dhe shpenzon, unë nuk mund t'i gjykoj. Mua nuk më pëlqen kur kolegët flasin për mua. Ne e kemi rritur nivelin e Premier Ligës dhe kjo do të thotë se të tjerët duan të përmirësoh­en. Liverpuli është gjithnjë një skuadër pretendent­e prej historisë që ka".

PJANIÇ - 47-vjeçari u jep fund edhe spekulimev­e që vijnë nga Italia se Siti ka bërë një ofertë 100 milionë euro për Miralem Pjaniçin e Juventusit: "Pjaniç? Është një lojtar i Juventusit dhe nuk na intereson. Në atë rol kemi mjaftueshë­m lojtarë. Të shohim në ditët e fundit të merkatos nëse do të afrojmë ndonjë apo do presim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania