Panorama Sport (Albania)

Alarmi i Pëllumbit: Po përgatisim Europianin me borxhe

",uk fitohen lehtë medaljet me 130 mijë euro në vit"

- JETON STAMOLLA

Një kampionat me një rivalitet në rritje, i cili dhuroi emocione deri në pikën e fundit... Pjesëmarrj­e në Ligën e Europës me të dyja kombëtaret, ku femrat u kurorëzuan edhe me vendin e tretë... Dy skuadra sërish në Lojërat Mesdhetare, ku u paraqitën kënaqshëm... Ballkaniad­ë me skuadrat U- 20 dhe U- 1 ‚ . .. Ndërkohë do të kemi edhe dy çifte për volejbolli­n e plazhit "Beach ƒolley", por po bëhen edhe përgatitje­t finale për pjesëmarrj­en në Ballkaniad­ën U-18, në fillim të gushtit. Gjithsesi, i gjithë volejbolli shqiptar sytë i ka të drejtuar te eliminator­et me të dyja Kombëtaret A për Europianin, por edhe te finalet e kampionati­t Europian U-19. Shkurt, e gjithë Federata Shqiptare e ƒolejbollit është në punë, por fatkeqësis­ht ndaj këtij sporti që sivjet dhuroi shumë emocione, vazhdon të ketë një indiferent­izëm total nga ana e shtetit, më saktë e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, nga e cila varet totalisht Federata e volejbolli­t. Dhe pyetja që lind instinktiv­isht është„ Për çfarë shërbejnë të gjitha ato zyra, apo t'i quajnë struktura sportive në këtë federatë, teksa nuk vlerësojnë arritjet e bëra nga volejbolli shqiptar, në rastin konkret… Si ka mundësi gjithë ky indiferent­izëm total, edhe pse nëse marrim një medalje, të gjithë drejtuesit e poltronave vrapojnë për të dalë në foto dhe për të pranuar "dhurata", por nuk bëjnë ato dhurata që këta sportistë të volejbolli­t meritojnë, aq më shumë kur sjell një medalje, edhe pse e bronztë… Por mbi të gjitha, a e dinë këto struktura sportive në ministri që ende nuk e kanë kuptuar se çfarë funksioni kanë, se për volejbolli­n shqiptar po afrojnë eliminator­et për Europianin dhe askush nuk lëviz … Të gjithë këto janë një gjë e shëmtuar, një indiferenc­ë që natyrshëm të bën të tkurresh, teksa nuk ke shuar emocionet e medaljes dhe të mendosh„ Për çfarë ia vlejti e gjithë kjo sakrific녆 Dhe pikërisht në lidhje me indiferenc­ën e akullt nga ana e strukturav­e qeveritare, pavarësish­t këtyre ditëve të nxehta, "Panorama Sport" kontaktoi presidenti­n e Federatës së ƒolejbollit, zotin Erlind Pëllumbi, për të kuptuar kushtet e vështira ekonomike, për të mos thënë të mbushura me borxhe, sesi

po përgatiten eliminator­et e Europianit. Madje, ai lëshon alarmin se "Nëse aktorët kryesorë nuk lëvizin, atëherë shumë shpejt do të vijë dita që sport nuk do të luhet më me këto fonde që kemi".

7oti Pëllumbi, cila ishte mbështetja që shteti iu dha pas përfaqësim­it fantastik që bëri volejbolli 8në sivjet, madje duke u kurorëzuar edhe me medaljen e bronztë në 9uropa Ligë, me Kombëtaren A të femrave?

Më në fund arritëm një standard përfaqësim­i të niveleve të larta dhe pas një muaji që jemi kurorëzuar me

medalje, detyrohemi të gjithë të tkurremi duke i bërë pyetjen vetes„ përse ia vlejti kjo… Po pse ju vjen kjo ndjesi? Sepse nuk ka stabilitet financiar. Ne jemi një sport dhe federatë totalisht e varur nga ministria, nga granti që ajo na jep. Dhe nëse ata nuk na suportojnë, atëherë gjithçka që bëjmë mirë dhe arrijmë nuk ka asnjë vlerë.

Cili është buxheti për të cilin ka nevojë volejbolli sipas jush, që përballeni çdo ditë me këto vështirësi? Dhe sa është fondi vjetor që merrni për të dërguar përpara të gjitha aktivitete­t e këtij sporti?

ƒ olejbolli duhet të ketë minimalish­t një fond prej 50 milionë lekësh të rinj ‡ 500 milionë të vjetraˆ për të përmbushur detyrimet që ka si federatë. Por ndërkohë, shifrat aktuale janë shumë larg kësaj.

Po pse gjithë k8 injorim nga shteti? Për çfarë shërbejnë të gjitha ato struktura sportive në ministri?

Nuk do e quaja egoizëm, por një indiferent­izëm total. Më vjen keq, sepse kjo qeveri ka bërë shumë herë më shumë investime sesa ato të kaluarat, por nëse vazhdojmë të

Ne jemi në pritje të një alokimi fondesh nga muaji mars, por nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë do të vazhdojmë kështu. Buxheti ynë për këtë vit ka qenë përafërsis­ht 130 mijë euro. Ndaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të sensibiliz­ohen dhe të suportohet sporti në të gjithë tërësinë e tij. Dhe mos të vazhdohet më me "sikur", sepse ndoshta nesër mund të jetë shumë vonë.

Me çfarë do të shkoni në eliminator­e dhe a rrezikoni seriozisht të mos merrni pjesë në to?

Aktualisht federata ka zero para si buxhet, madje kemi disa borxhe.

Ndaj kujt janë këto borxhe?

Palëve të treta që na kanë ofruar shërbim dhe na kanë mundësuar organizime­t e këtyre aktivitete­ve. Dhe përsa i përket pjesëmarrj­es në eliminator­et e Europianit, ne do të marrim pjesë në to, sepse e kemi detyrim përpara komuniteti­t, i cili na ka besuar këtë detyrë. Por më pas, të shohim.

:farë apeli keni ndaj shtetit?

E ritheksoj, në dijeninë time, kjo qeveri ka investuar shumë në ambiente sportive, sesa të kaluarat, por unë i bëj një pyetje„ Në këto investime të reja që janë bërë, kush do të luajë, nëse vazhdohet kështu…† Përgjigjja ime është të investohet sa më shumë te lënda e parë, te brezat e rinj e deri më lart, sepse me këtë ritëm, sportet po humbin me kalimin e kohës dhe më pas nuk do të kenë për çfarë të na duhen ato medalje që kemi varur në qafë që tani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania