Panorama Sport (Albania)

eshën rit!e, Sh"ipëria e mbyll pa medal!e në Milano

-

Shqipëria e peshëngrit­jes ka dalë pa medalje nga Kampionati Evropian i moshës 15 dhe 17 vjeç, që është duke u zhvilluar në San Donato të Milanos. Peshëngrit­ja kishte përzgjedhu­r Erald Roshin në peshën 50 kilogramë në moshën deri në 15 vjeç, si dhe Antonino Lulin në peshën 62 kilogramë dhe Julia Alihasanin në peshën 53 kilogramë, të dy për moshën deri në 17 vjeç. Madje kampionati Evropian i moshës deri në 17 vjeç ishte dhe kualifikue­se për Lojërat Olimpike Rinore Botërore, që në tetor zhvillohen në Buenos- Aires të Argjentinë­s. Në peshën 50 kilogramë, grupi A, për moshën deri në 15 vjeç, Erald Roshi do ta niste mirë stilin e shkëputjes, teksa do të ngrinte në provën e parë 64 kilogramë. Më pas në të dytën do të realizonte 70 kilogramë, por në të tretën ka dështuar në tentativën me 73 kilogramëë e për rrjedhojë është i shtati në shkëputje. Shtytja duket se është arma e tij më e fortë, sepse ka realizuar tre prova të pastra. Që do të thotë se e ka nisur me 78 kilogramë, më pas 82 kilogramë dhe në fund 86 kilogramë. Dhe për rrjedhojë në shtytje renditet i nënti, kurse në dygarësh me 156 kilogramë është i teti. Ndërkaq Julia Alihasani, e cila ka qenë në baterinë B të peshës 53 kilogramë, të paktën dhe sipas presidenti­t të Federatës Shqiptare të Peshëngrit­jes, Theodhori Masllavica, nuk është pranuar në garë dhe nuk ka konkurruar. Por gjithsesi shpresat për medalje në moshën deri në 17 vjeç kanë qenë tek Antonino Luli në peshën deri në 62 kilogramë, në baterinë A. Veçse gjërat nuk kanë shkuar ashtu sikurse do të donte peshëngrit­ja shqiptare. Në shkëputje realizon fillimisht 95 kilogramë. Por dështon në provën e dytë me 101 kilogramë, që e realizon në tentativën e tretë dhe përfundimi­sht renditet i katërmbëdh­jeti. Në shtytje e nis me 115 kilogramë. Vijon mirë në provën e dytë me 120 kilogramë, por rrëzohet në të tretën me 123 kilogramë dhe e mbyll këtë stil në vendin e katërmbëdh­jetë. Kurse në dygarësh me 215 kilogramë është në vendin e trembëdhje­të. Në këtë mënyrë Evropiani i moshës 15 dhe 17 vjeç për peshëngrit­jen shqiptare nuk ka rezultuar i suksesshëm, kurse tashmë gjithçka bëhet gati për kampionati­n kombëtar së të rriturve, që do të zhvillohet në Tiranë më 15 shtator.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania