Panorama Sport (Albania)

#zmir Sma!la! nis $%l&t&rimin$, kër'en ()* metra në stërvit!e

/tleti, më në formë se kurrë0 1hkojmë në 2erlin për medalje, ndihem gati

-

Atletika shqiptare është rikthyer të shkëlqejë dhe madje premton diçka madhështor­e edhe në Europianin e Berlinit, i cili do të organizohe­t në datat 7-12 gusht. Dhe natyrisht që për këtë duhet falënderua­r mbi të gjitha një kampion Europe dhe Ballkani si Izmir Smajlaj, një fenomen i kërcimit së gjati, një "diamant" që sporti ynë dhe jo vetëm duhet ta "përkëdheli­n", aq më shumë në pritje të aktiviteti­t madhështor të muajit të ardhshëm. Shkodrani Smajlaj po përgatitet aktualisht në Elbasan, derisa më datë tre do të udhëtojë në Berlin, por ajo që ka rënë në sy ka qenë forma e tij perfekte, duke qenë se ditën e martë ka kërcyer 8.3 metra, një distancë që premton medalje, pse jo ari, në Gjermani. Gjithsesi, diçka e tillë nuk ka qenë koha, me të cilën Izmir Smajlaj u shpall kampion Europe i sallave të mbyllura, vitin e kaluar në Beograd. Medalja e artë në Beograd u pasua një nga një tjetër në 2017-ën në Stamboll (salla të mbyllura, gjatësia 8.03), por u përsërit sërish sivjet, duke u konfirmuar kampion Ballkani, sërish në Stamboll, me kërcimin 7.98.

e surprizon aspak 25-vjeçarin, i cili për "Panorama Sport" nënvizon se në këto nivele është prej shumë kohësh, por pikërisht këtë kërcim duhet ta përsërisë në garë, aty ku gjërat bëhen serioze. Madje, vetë Smajlaj që po stërvitet në "Elbasan Arena" prej ditësh, tregon se tashmë ka ndërruar edhe skuadër, duke lënë Vllazninë për Tiranën, por

thjesht si një zgjedhje jete, jo zemre: "Unë do t'i jem përjetë borxhli Vllaznisë, të gjithë trajnerëve të mi, shokëve të ekipit, shefit të klubit Mark Krroqi për mbështetje­n që më ka dhënë, por mbi të gjitha Vildan Tufit, ai që besoi gjithmonë tek unë dhe më shtyu shumë lart. Gjithsesi, kalimi te Tirana ishte thjesht një lëvizje e diktuar edhe nga transferim­i dhe fakti që unë tashmë jetoj këtu, por Vllaznia ka qenë dhe do të mbetet klubi im i zemrës, për asnjë arsye tjetër,- shpjegon Smajlaj, i cili në lidhje me stërvitjen dhe pritshmëri­të e Europianit në Berlin shprehet me optimizëm. - Stërvitjet po ecin shkëlqyesh­ëm, madje mund të them se në rangun 8.3 metra kam ditë që jam, por kjo distancë duhet bërë realitet në Berlin, sepse aty luhet gjithçka, aty vendoset gjithçka nga një milimetër apo nga një faull, ndonëse jam gati. Jam më në formë

kemi këto fonde kaq të vogla, ndoshta do të vijë një ditë që nuk do të luhet, nuk do të bëjmë më sport dhe nuk po flas vetëm për volejbolli­n.

Po cili është fondi aktual? se kurrë madje, kjo falë edhe përkushtim­it fantastik dhe maksimal të trajnerit tim, Gjergj Ruli. Madje, një falënderim i fortë i shkon edhe sponsorit tim, 'Ama caffe', që më ka mbështetur financiari­sht dhe kjo është një tjetër shtysë morale për mua. Çfarë pres në Berlin? Objektivi ynë është medalja, pa dyshim dhe kam besim se mund t'ia dalim, në mënyrë që puna ime dhe ajo e trajnerit, por mbi të gjitha për shqiptarët, të shpërblehe­t", - përfundoi atleti Smajlaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania