Panorama Sport (Albania)

Çështja “Bonuçi”, Juvja fut në lojë pesë lojtarë

"Jetoj për golat, dua vetëm t'ia shpërblej klubit"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Një vit më parë, duke shfrytëzua­r mundësinë në miqësore, niste ngjitja në karrierë për Patrik Kutrone. Nga grumbullim­i amerikan i kuqezinjve, sulmuesi ka folur për 365 ditët te Milani dhe objektivat sezonale.

Patrik, përpara një viti në një turne veror niste shpërthimi juaj, si ndiheni?

Nga Kina kam kujtime shumë të bukura, sidomos në një takim kundër Bajernit, kur shënova një dygolësh. Edhe në ditë pasardhëse nuk më besohej ajo që kisha bërë, ishte një ndeshje e paharruesh­me.

Si e gjykoni sezonin tuaj të parë mes profesioni­stëve?

Kur isha i grumbullua­r me ekipin e parë gjatë verës së kaluar nuk besoja se mund të ndodhnin aq shumë gjëra. I vetmi mendim ishte që të stërvitesh­a në maksimum, duke mësuar nga kampionët që kisha rrotull. Me kalimin e kohës vijova punën duke synuar që të vija në vështirësi trajnerin.

Si është atmosfera në skuadër me ndryshimet e reja?

Jemi një grup i mirë që po përgatitet në mënyrën më të mirë për nisjen e sezonit. Po punojmë shumë, teksa momentalis­ht duam të bëjmë më të mirën për këto sfida verore.

Cili është opinioni që keni krijuar për të ardhurit e rinj?

Të gjithë e njohim Reinën. Ai është një person fantastik edhe jashtë fushës. Edhe Haliloviçi po përshtatet shumë shpejt. Striniçin e presim dhe jam i bindur që do të ndihet mirë me shokët.

Po stërviteni në një stadium legjendar si "Rose Bowl" i Pasadenës, cilat janë ndjesitë?

Është tejet emocionues­e të stërvitesh në një fushë, ku 24 vite më parë është luajtur një finale e Kampionati­t Botëror(SHBA '94, Itali-Brazil).

Kënga e re e grupit "Nick is on fire" (Nik është zjarr), kushtuar Nikola Kaliniçit, vazhdon të jetë refren i këtij grumbullim­i.

Ka disa ditë që e këndojmë. Nikola është një djalosh special, me të cilin i gjithë grupi ka raporte të shkëlqyera. Një këngë është minimumi për një mik të mirë.

Cilat janë objektivat tuaja për sezonin e ri?

Shpresoj vetëm që të jem sa

më i dobishëm për skuadrën duke shënuar gola. Llogaritë bëhen në fund, por sigurisht që synojmë të renditemi sa më mirë në kampionat, ndërkohë që të ecim sa më larg në Ligën e Europës dhe Kupën e Italisë.

Në fund, një koment për

miqësoret e kësaj faze përgatitor­e?

Janë të gjithë teste shumë tërheqëse kundër kundërshta­rësh të një niveli të lartë. Duam të përgatitem­i sa më mirë dhe të tilla ndeshje janë një motivim më shumë për të bërë sa më mirë në fushë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania