Panorama Sport (Albania)

Laçi sfidon Molden, Prenga ka gati kurthin

"Kam dilema për adasin, por bëjmë lojën tonë dhe ia dalim në Norvegji"

- OLSI TUJANI

Besnik Prenga e ka studiuar deri në de taje kundërshta­rin e radhës, Molden. Afrimi i qendërmbro­jtësit Marko Radas ka qenë i mirëstudiu­ar, duke iu përshtatur në këtë mënyrë edhe kundërshta­rit. Në një bisedë për "Panorama Sport", trajneri i Laçit flet për rezultatet asfiksuese të norvegjezë­ve në javët e fundit të kampionati­t, teksa kanë arritur fitore radhazi me disa gola diferencë. Molde po kalon një formë të mirë, edhe për faktin se kampionati në Norvegji është në kulmin e tij. "Të them të drejtën, veç emrit të madh, jam befasuar pse jo dhe bërë me dhimbje koke nga shifrat e larta pozitive të tyre. Gjithsesi, ne kemi planet tona dhe në Norvegji do të luajmë sfidën tonë", deklaroi fillimisht Prenga.

FORMACIONI - Ai nuk e fsheh faktin se ka dilema sa i përket formacioni­t, pasi pritet që të sakrifikoh­et një mesfushor. "Të jem i sinqertë, kam dilema lidhur me pozicionin e Radas në fushë. Dy qendrat e mbrojtjes, Gjoni dhe Hoxhallari, shkuan shumë mirë në ndeshjen me qipriotët. Ndoshta do të spostoj Gjonin para mbrojtjes dhe Radas të bëjë dyshen e qendrës me Hoxhallari­n", sqaron trajneri. I pyetur nga gazeta në lidhje me kroatin Eller, nga i cili pritej më shumë në rolin e fantazisti­t sa i përket ndeshjes së fundit me Anorthosis, Prenga jep këtë përgjigje: "Eller ka detyrën e rregullato­rit mes reparteve. Nuk e kam fantazist të mirëfilltë", nënvizon kreu i pankinës kurbinase.

LARGIM PAS EUROPËS"Kam ardhur për të ndihmuar mikun tim, Pashk Laska. Në këto 40 ditë kemi kaluar shumë mirë. Uroj që Laçi të ecë përpara", pati deklaruar trajneri Besnik Prenga menjëherë pas kualifikim­it historik ndaj Anorthosis. Fillimisht, Prenga mori përsipër të drejtojë kurbinasit vetëm për dy ndeshje të Ligës së Europës dhe ky ishte një pakt xhentelmen­ësh, pasi trajneri mirditor e kishte vendosur të ardhmen e tij prej kohësh: do të vazhdonte të drejtonte në Kroaci. "Panorama Sport" zbuloi pak ditë më parë se pas kualifikim­it në turin e dytë, palët janë ulur sërish, duke diskutuar për të ardhmen. Në parim është arritur marrëveshj­a që Prenga të jetë në stol edhe dy ndeshjet e radhës që kurbinasit do të luajnë ndaj norvegjezë­ve të Moldes. Në rast të një tjetër mrekullie, zor se

mund të largohet Prenga nga Laçi, kështu që duhet pritur deri më 2 gusht, kur dhe do të luhet ndeshja e kthimit për të mësuar përfundimi­sht të ardhmen e 49-vjeçarit. Deri më tani, ish-futbollist­i i Partizanit ka drejtuar ekipe në Kroaci si NK Hrvatski Dragovolja­c dhe Luçko.

Ndërkohë, ka shpallur kampion ekipin e të rinjve të Lokomotiv Zagreb. Me këtë klub është shumë i lidhur.

SULMUESI - Mungon vetëm sulmuesi Redon Xhixha, i cili ka pësuar ditët e fundit një dëmtim dhe nuk do të jetë i gatshëm ndaj Moldes.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania