Panorama Sport (Albania)

Berisha firmos me Tiranën, gati edhe një bomber i huaj

Revolucion­i bardheblu, ja 9 arsyet pse mund të jetë viti i tyre

- ADELA MERKO

Tirana merr Sedat Berishën. Bardhe blutë nuk dinë të ndalen në këtë merkato. Pas gati një muaji pritjeje, shkupjani më në fund i është bashkuar skuadrës më të titulluar në Shqipëri. Dje është zgjidhur përfundimi­sht çështja e hapur prej 28vjeçarit me Vllazninë. Ai ishte ankuar në FIFA për rrogat e prapambetu­ra, por "lirinë" ia ka dhënë FSHF- ja. Gjatë mesditës, mbrojtësi ka fituar jo vetëm gjyqin, por edhe të drejtën për të firmosur me një ekip të ri. Duke qenë se me kryeqyteta­sit i kishte "kopsitur" të gjitha prej kohësh, e vetmja gjë që i kishte mbetur ishte nënshkrimi. Fillimisht ishte lënë për kontratë sezonale, megjithatë pas negociatav­e është menduar që të shtohet edhe opsioni i rinovimit. Në orën 15:00 ai ka mbyllur marrëveshj­en, ndërsa pasdite u vendos direkt nën urdhrat e Ze Marias. Me të mund të themi pa frikë se Tirana "blindon" një herë e mirë defensivën. Veç Atingës së ardhur nga Gana dhe Turtullit me Caken që ishin nga vjet, me të numri i lojtari për qendrën e mbrojtjes shkon në 4. Gazeta "Panorama Sport" mëson se Berisha ka ruajtur standardin e rrogës që merrte në Shkodër. Atje përfitonte 4 milionë lekë në muaj, ndërsa këtu merr 3 mijë euro. Shkupjani, i cili ka luajtur edhe një ndeshje me përfaqësue­sen maqedonase, gjatë karrierës është aktivizuar për ekipe si Sloga Jugomagnat, Shkëndija e Tetovës, Metalurg Skopje dhe Fk Shkupi, ndërsa në 2015 pati edhe një përvojë të shkurtër te Bursaspor në Turqi, por pa marrë asnjë minutë. "Sedat Berisha ka firmosur sot (dje) pasdite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Tiranës. Berisha është përforcimi i radhës për skuadrën bardheblu. Mbrojtësi 28-vjeçar në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Vllaznisë, ndërkohë që më parë ka luajtur për Shkupin dhe Shkëndijën e Tetovës. Berisha ka firmosur një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi dhe për sezonin pasardhës", njoftonte klubi, pak orë pasi lojtari nënshkroi kontratën në prani të drejtorit sportiv, Arbi Laçi. Ajo që bie në sy, është që Tirana njofton se është afrimi i radhës, duke paralajmër­uar kësisoj që të tjera "surpriza" priten në merkato.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania