Panorama Sport (Albania)

Vërsaliko, Interi afron “Zotin” e krosimeve

Me Perisiç e Brozoviç formohet “KroacInter”, një trio botërore

- Përgatiti: LEDIO NASE

Fati ndërton histori tërheqëse. SasuoloInt­er në javën e parë të kampionati­t ndoshta nuk do emocionojë këdo, por vihuni në vendin e Sime Vrsalikos dhe të jini të sigurt që gjatë hedhjes së shortit, kroatit do i ketë shpëtuar një buzëqeshje. Lojtari mund të prezantohe­t zyrtarisht javën e ardhshme, për gëzimin e Luçiano Spaletit që do përgatisë dy ndeshjet me Lionin e Atletikon e Madridit ( një tjetër... thuajse "ish" i Vrsalikos), ose më saktë dy testet e fundit përpara nisjes së sezonit. Prej disa ditësh, pra, Interi dhe Atletiko po bëjnë mundje dore: kontaktet e fundit kanë qenë pozitive dhe marrëveshj­a pritet të mbyllet për 25 milionë euro ( 8 për huazimin plus 17 për blerjen).

"MR." KROS - Një person, ndërkaq, me ide të qarta, Vrsaliko. "Idhulli im është Dani Alvesh, një fenomen. Për një mbrojtës rregulli i parë është të mbrojë, por nëse ekziston mundësia që të avancojë, nuk hezitoj. Sepse jam në gjendje të mbuloj gjithë korsinë". Pesë vera më parë, ishte korriku i 2013-ës, Sime Vrsaliko u prezantua kështu me fanellën e Xhenoas. Kroacia e tij porsa kishte hyrë në BE, hapja e kufijve shndërroi Serinë A në një "tokë të premtuar" përtej Adriatikut dhe Sime, që ishte vetëm 21 vjeç, u ble nga xhenovezët, që derdhën 4 milionë në arkat e Dinamos së Zagrebit. Vrsaliko, që deri në atë moment kishte fituar shtatë tituj me Dinamon, cilësohej një "i përzgjedhu­r". Ashtu siç ka treguar më pas në Itali e Spanjë. Sepse Sime në thelb është mbrojtës i djathtë, por mund të luajë edhe në të majtë. Dhe zotëron një karakteris­tikë që Interi dhe Spaleti urojnë ta marrë edhe në Milano: shumë krosime. Kroati numëron plot 106 me Sasuolon në sezonin 2015-'16, ishte lojtari me më shumë krosime nga Atletiko e Madridit një vit më parë ( 78: 35 më shumë se çdo shok tjetër i skuadrës) dhe "mbret" i krosimeve në Botërorin rus (34).

PUNË - Është një lojtar me forcë dhe karakter. Siç e tregoi edhe në Kupën e Botës. Pasi mposhti Mesin, tha: "Pashë argjentina­sit që u shtrinë në fushë e nisën të qajnë si vajza. Ishim më të mirët dhe patëm shanset më të mira". Më pas përsëriti veten edhe pas Anglisë: "Anglezët na nënvlerësu­an: u treguan arrogantë përpara ndeshjes. Nuk fitohet me fjalë, por me fakte. Tani mund të shkojnë të marrin rreze dielli. Kroacia është në finale".

KROACINTER - Po, pikërisht Kroacia. Interi për Simen nuk mund të jetë një skuadër çfarëdo, sepse në Milano 26vjeçari do bashkohet me miqtë dhe bashkëkomb­ësit Perisiç e Brozoviç ( përveçse ishshokun e skuadrës Politano), që kanë pasur një influencë jo të vogël në zgjedhjen e Vrsalikos. Me bashkëmosh­atarin "Brozo" ka luajtur edhe te Dinamo e Zagrebit; Perisiçit i dha asistin për barazimin 1- 1 në gjysmëfina­le kundër anglezëve. "KroacInter", pra, është gati.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania