Panorama Sport (Albania)

Martinez: Për Europën na tremb Juvja e Ronaldos

“Pas 6 titujve në Bundesligë, ëndërrojmë Europën. Na tremb Mesi dhe Juvja e Ronaldos”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Havi Martinez është i "lodhur" së fituari Bundesligë­n, më saktë, nënvizon se pas gjashtë titujve radhazi në Gjermani, tani të gjithë tifozët dhe lojtarët ëndërrojnë që të rikthejnë Ligën e Kampioneve në Mynih. Mbrojtësme­sfushori i Bajernit, në një intervistë për rrjetin amerikan "ESPN" ka nënvizuar se niveli i këtij kompeticio­ni sivjet do të jetë edhe më i madh, sidomos duke parë lëvizjen e bërë nga Juventusi me blerjen e Kristiano Ronaldos, por pa harruar edhe figurën e Lionel Mesit, e cila doli sërish e dëmtuar pas Botërorit rus. "Kur je pjesë e Bajernit të Mynihut, e ke detyrim që të kërkosh sa

më shumë trofe që të jetë e mundur brenda një sezoni. Por ajo që na mungon më shumë është Liga e Kampioneve dhe kjo është ëndrra dhe objektivi ynë i sezonit të ardhshëm, - shprehet spanjolli, i cili kujton dhe pranon se është me fat që e ngriti këtë trofe në 2013-

ën. - Të fitosh Champions-in në karrierë është ndoshta ajo që ëndërrojnë të gjithë futbollist­ët dhe unë e pata këtë fat dhe duam të gjithë së bashku që ta shijojmë sërish këtë moment. Vetëm kur mendoj atmosferën që u krijua në qytet në kthimin tonë, ku të gjithë tifozët kishin zbritur në rrugë, është diçka që nuk harrohet kurrë".

FAVORITET - Në lidhje me skuadrat favorite, Havi Martinez nuk ka sesi të mos e fusë Bajernin e Mynihut mes favoriteve, por natyrisht që duke parë lëvizjet në merkato, ai i trembet shumë sivjet edhe Juventusit të Kristiano Ronaldos. "Të fitosh Ligën e Kampioneve nuk është asnjëherë e lehtë, ashtu sikurse nuk është aspak e lehtë që të fitosh 6 kampionate radhazi në Gjermani. Por sigurisht që Championsi ka një shije tjetër dhe sivjet pretendent­et do të jenë edhe më të shumta sesa një sezon më parë. Nuk ka dyshime se skuadrat spanjolle janë gjithmonë në linjën e parë, me Lionel Mesin që do të kërkojë të reagojë, pas Botërorit dhe faktit që ky trofe ka disa sezone që i shpëton. Pastaj vijnë ekipet angleze, por sivjet është Juventusi që të frikëson shumë. Ata kanë blerë Ronaldon, por edhe lojtarë të tjerë shumë të fortë, me të cilët mund të synojnë pa frikë trofeun, - vazhdon Martinez, që në fund e mbyll me një mendim për Niko Kovaçin. - Çdo trajner ka idetë e tij, por Kovaç po ecën në të njëjtën linjë me atë të Hejnkesit dhe të Ançelotit, ndaj të gjithë jemi me atë dhe ndihemi shumë të kënaqur me punën e tij".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania