Panorama Sport (Albania)

Pinari: Viti i Partizanit, por duhen ndryshime

"Me 2- 3 goditje, ' demat' janë pretendent­ë kryesorë"

- BESAR BOZGO

Partizani është për titull, Tirana duket e brishtë, Kukësi është kandidat kryesor për vendin e parë, ndërsa kampionati do të jetë shumë i fortë. Luan Pinari bën analizën e sezonit të ardhshëm, duke komentuar zhvillimet e merkatos te Partizani, Tirana dhe Kukësi. Ish-kapiteni i të kuqve, i...

Partizani është për titull, Tirana duket e brishtë, Kukësi është kandidat kryesor për vendin e parë, ndërsa kampionati do të jetë shumë i fortë. Luan Pinari bën analizën e sezonit të ardhshëm, duke komentuar zhvillimet e merkatos te Partizani, Tirana dhe Kukësi. Ish-kapiteni i të kuqve, i cili ka veshur edhe fanellën bardheblu dhe atë të Dinamos, tashmë në rolin e analistit sportiv, bën skanerin e skuadrave kryesore të kampionati­t të ri. "Është momenti i duhur që Partizani të synojë titullin kampion, pasi nuk ka shumë diferenca mes ekipeve. I duhet një sulmues i mirë dhe 2-3 përforcime cilësore në mesfushë dhe mbrojtje", thotë ndër të tjera Pinari në intervistë­n e tij për gazetën "Panorama Sport".

Si e komentoni paraqitjen e Partizanit në Ligën e Europës, çfarë nuk shkoi me atë ekip?

Ato ishin ndeshje më shumë për të parë skuadrën se ku ka më shumë nevojë që të përforcohe­t për kampionati­n. Nuk mund të japësh një gjykim shumë të qartë me këto dy takime. Megjithatë, Partizani u paraqit mirë në ato dy takime, por aq ishte forca e skuadrës në Europës. Mendoj se ka shumë vend që ekipi të përmirësoh­et për pjesëmarrj­en në kampionati­n e ardhshëm.

Çfarë i duhet Partizanit për sezonin e ri?

Në radhë të parë dhe më kryesorja, Partizanit i duhet një lojtar cilësor për sulmin që të japë garanci me golat e tij. Por, mendoj se të kuqve u duhen në të tria repartet nga një lojtar cilësor me mentalitet fituesi. Duhen futbollist­ë që të kenë cilësi, si në mbrojtje, në mesfushë dhe në sulm. I duhet medoemos nga një futbollist shumë cilësor për çdo repart.

Mendoni se Partizani është për titull sezonin e ardhshëm?

Nëse do të bëjë edhe 2-3 përforcime të mira siç thashë më lart, mendoj se do të jetë një ekip i denjë për të fituar titullin. Të gjitha skuadrat janë aty- aty dhe nuk kanë diferenca. Mendoj se ky është viti i duhur për Partizanin që të synojë të fitojë titullin kampion që i mungon prej shumë vitesh. Boshtin e futbollist­ëve e ka.

Si i gjykoni ndryshimet e shumta që bën, duke pasur

parasysh që e afroi sulmuesin Nikoliç dhe më pas e largoi. Ndikojnë negativish­t në ekip?

Kjo është ajo që theksova edhe më lart. Nëse klubi do të afrojë futbollist­ë cilësorë me mentalitet fituesi në çdo repart, atëherë nuk do të ketë probleme të tilla me lëvizje të shumta dhe të shpeshta. Afrimet cilësore i bashkohen boshtit që ka dhe në këtë mënyrë krijohet një grup shumë konkurrues për sezonin e ri. Një ekip me të vërtet pretendent.

Tirana e rikthyer në Superiore

pas një viti mungesë ka nisur vrullshëm merkaton. Si e shihni këtë ekip?

Tirana ende më duket një ekip i brishtë. Po punojnë mirë për të ngritur një ekip të fortë, por do t'u duhet pak kohë futbollist­ëve që të ambientohe­n. Ai sezon larg Superiores i ka lënë disi mbrapa të tjerëve.

Cilat skuadra shihni si më favoritet për të fituar titullin në sezonin e ardhshëm?

Ekipin kryesor pretendent për titull është Kukësi. Ndoshta, është ekipi që ka

diçka më shumë se të tjerët dhe ka qenë i konsolidua­r. Mendoj se Skënderbeu dhe Flamurtari janë ekipet për t'u parë.

Si e parashikon­i kampionati­n e ardhshëm?

Mendoj se do të jetë një kampionat me rivalitet të fortë. Janë 5-6 ekipe që synojnë titullin dhe janë në një nivel thuajse të njëjtë. Do të jetë shumë herë më i fortë në krahasim me sezonin e kaluar. Skuadrat nuk kanë shumë diferenca mes tyre dhe kjo do ta bëjë garën të ashpër mes pretendent­ëve për titull.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania