Panorama Sport (Albania)

Tërhiqet Sinani: Vllazni, nuk jam gati për drejtor

Gardiani 36-vjeçar heq dorë nga futbolli i luajtur: Jam gati për të ndihmuar brezat e rinj

-

36-vjeçari Mikel Spaho do të ketë detyrën e trajnerit të portierëve te skuadra e Lushnjës për sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Pas një karriere të gjatë te Lushnja dhe dy sezoneve te Flamurtari, Spaho ka dorëzuar dorezat për të bërë trajnerin e lojtarëve midis tri shtyllave. "Patjetër, që jam i emocionuar që do të jem trajneri i portierëve të Lushnjës. Të punosh trajner në një klub tradiciona­l dhe me emër në futbollin tonë është kënaqësi. Pothuajse të gjithë karrierën time e kam përqendrua­r tek Lushnja. 16 vjet portier te kjo skuadër. Do të vë në punë të gjithë eksperienc­ën time prej 18 vjetësh në portë. Jam i bindur se do të na shkojë mbarë", është shprehur trajneri i portierëve, Mikel Spaho. Tre portierë do të ketë Lushnja për sezonin e ri, 29-vjeçarin Ibrahim Bejte që pritet të mbajë peshën kryesore këtë sezon të ri, si dhe të rinjtë Arjol Kaloshi dhe Dorjan Elezi.

Miqësorja - Lushnjarët do të luajnë miqësoren e dytë në kuadrin e përgatitje­ve për sezonin e ri. Sot, pasdite, verdhejesh­ilët janë të ftuar në Kavajë, për të luajtur një miqësore me Besën. Kjo është miqësorja e dytë për skuadrën e drejtuar nga Ilir Gjyla. Verdhejesh­ilët kanë luajtur vetëm një miqësore deri më tani, kur të enjten e kaluar humbën 2-4, në Fier, ndaj Apolonisë. Te Lushnja stërviten aktualisht 21 futbollist­ë, ndërsa kanë marrë "OK"-in vetëm 12 prej tyre. Bashkë me verdhejesh­ilët stërviten edhe mesfushorë­t Armando Mezini dhe Xhuljan Ikonomi. Të dy mesfushorë­t kanë luajtur më parë me skuadrën verdhejesh­ile. Por, për t'u rikthyer në stadiumin "Roza Haxhiu", atyre u duhet të shkëputen nga klubi i Shkumbinit, pasi janë nën kontratë deri në janarin e vitit të ardhshëm. Duke qenë se Shkumbini ra në Kategorinë e Dytë, të dy futbollist­ët shpresojnë të rikthehen te Lushnja, ku stërviten. Alban Alushi

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania