Panorama Sport (Albania)

Hysaj, sfidë Ronaldos: Titujt nuk fitohen vetëm

“Me Ançelotin për Champions, di të luaj edhe pa Sarrin”

- OLSI TUJANI

Transferim­i i Kristiano Ronaldios te Juventusi ka bërë bashkë thuajse të gjithë skuadrat e tjera pretendent­e në Itali: Do të na motivojë më shumë. Ardhja e portugezit është komentuar edhe nga mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Në një intervistë për "Tv Luna", shqiptari ka komentuar situatën e tij në skuadër, të dhënat rreth transferim­it të mundshëm, rinovimit me axurrët, trajnerit të ri si dhe për sfidën e re që do të ketë përballë portugezit, i cili i është bashkuar Juventusit. Për Hysajn, rëndësi ka grupi dhe sipas tij, Napoli e ka një të tillë të fortë për të luftuar për të gjitha kompeticio­net. "Titulli objektiv? Nëse marrim Championsi­n, nuk besoj se na kritikon njeri ( qesh...)", shprehet ndër të tjera shqiptari, ku pret me dëshirë përballjen me Ronaldon.

Jemi thuajse në fundin e fazës përgatitor­e, si ka qenë?

Ka shkuar shumë mirë dhe siç e kemi parë edhe gjatë ndeshjeve miqësore, çdo gjë po shkon si duhet. Po punojmë mirë dhe shpresojmë që të vijojmë kështu deri në fund.

Jeni nga ata të "rinjtë e vjetër" të ekipit. Si po sillen të rinjtë, Verdi, Meret?

Kemi një grup të mirë dhe ata janë përshtatur. Po argëtohen dhe po punojnë mjaft dhe mendoj që do të na ndihmojnë gjatë kampionati­t.

Rikthimi i Gulamit dhe i Kulibalit duket sikur njofton për skuadrën, që po rikthen një pikë të fortë...

Patjetër dhe shpresojmë që Gulam të arrijë të rikthehet sa më shpejt që të jetë e mundur. Kulibali dihet që është një futbollist i fortë dhe që do t'i japë një dorë kësaj skuadre.

Do të jetë një sezon i veçantë për ju. Pasi ngulitët në memorie mënyrat e lojës me Sarrin, tani është Karlo Ançeloti...

Sigurisht që nuk ka asnjë problem në këtë aspekt. Është një trajner i madh dhe do të përpiqem që të mësoj të gjitha gjërat që kërkon ai. Shpresoj që të jap gjithmonë

maksimumin dhe në fushë të realizoj gjithçka që më thotë trajneri.

Ndeshja ndaj Karpit, treguat se i përshtaten­i lojës së Ançelotit...

Si të gjithë lojtarët profesioni­stë, duhet të mësohemi që të luajmë me mënyrat që këshillon trajneri. Edhe unë personalis­ht po mësoj mbi ato që më kërkon ai dhe e përsëris që jam i gatshëm të jap maksimumin.

Cila mund të jetë diferenca thelbësore mes Ançelotit dhe Sarrit?

Ançeloti ka fituar shumë

gjëra, ndaj dihet që është trajner i madh. Trajneri Sarri kishte idenë e tij te lojës, mentalitet­in e tij. Janë dy njerëz të ndryshëm, që kanë mentalitet të ndryshëm loje.

Qoftë edhe për një moment, a e keni menduar se me largimin e Sarrit përfundoi edhe aventura juaj me Napolin?

Jo, unë isha duke pushuar dhe duke kaluar pushimet e mia. Dihet tashmë që unë kam një klauzolë prej 50 milionësh dhe nëse dikush do ta paguante, do të vinte dhe të më merrte. Ka pasur shumë që kanë menduar se do të iki dhe shumë të tjerë që do të qëndroj. Gjithsesi, unë jam këtu me ekipin duke menduar për Napolin dhe duke menduar që të bëj mirë këtë sezon.

E thoni sepse e ndieni këtë fanellë?

Sigurisht që ndihem mirë në Napoli dhe siç e shohin të gjithë, jetoj mirë, familja ime është mirë dhe shpresoj vetëm që të fitoj diçka.

Menaxheri Xhiufredi do të nisë diskutimet për zgjatjen e kontratës dhe do të ketë edhe një rritje të pagës. Pra, duhet t'ju kënaqë kjo gjë...

Unë jam këtu duke menduar dhe duke punuar mirë. Për sa i përket rinovimit, kam akoma edhe tre vite me Napolin dhe do të shihet.

Ardhja e Ançelotit është një sinjal nga klubi se ka objektiva. Po ju vetë, keni biseduar dhe çfarë mendoni edhe gjatë këtyre ditëve në grumbullim?

Me siguri që do të tentojmë të fitojmë diçka. Nuk është e thënë që do duhet të synojmë vetëm kampionati­n. Ne do të provojmë që të fitojmë çdo ndeshje e pasi t'i luajmë, do të shohim sesi do të përfundojë sezoni.

Por titulli mbetet objektivi kryesor...

Gjithsesi, edhe nëse do të fitonim Champions- in, nuk do të ishte keq ( qesh...). Për këtë them që secili kompeticio­n ka rëndësi.

Kur thoni Champions, do të jetë edhe ky një objektiv, pra që të shkoni sa më gjatë në Europë?

Patjetër! Është gjithmonë bukur që të luash në Champions dhe të ecësh sa më gjatë në atë kompeticio­n. E pikërisht këtë shpresoj, që të ecim sa më gjatë që të jetë e mundur.

E me siguri që Ançeloti ka leksionet e duhura, pasi ka fituar tre Champions si trajner...

Ai e ka eksperienc­ën dhe do të na e transmetoj­ë edhe neve.

Nëse nuk gaboj, ndaj Real Madridit në Champions, ai lojtari me numrin shtatë ( Kristiano Ronaldo) nuk bëri gol...

( Qesh...) Ai nuk na bëri gol, por siç e dinë të gjithë, është një lojtar i një niveli shumë të lartë. Mua më vjen mirë që ka ardhur në Itali, pasi do të na japë edhe neve më shumë stimuj që të bëjmë mirë.

Do t'ju pëlqente ta markonit në fushë?

Sigurisht, është një sfidë që më pëlqen.

Sipas jush, ishte Juventusi që iu përgjigj Napolit pas marrjes së Ançletotit, apo duhet që Napoli t'i përgjigjet Juventusit për afrimin e Ronaldos?

Ne jemi një grup i shkëlqyer dhe mendoj se një lojtar nuk mund ta bëjë grupin. Ne jemi të gjithë të bashkuar. E dimë që ai është më i miri në botë, por duhet ta shohim sesi do të përshtatet në Itali.

Ju mendoni se është skuadra ajo që fiton dhe jo individi?

Sigurisht. Individi mund të bëjë diferencën në një ndeshje, por jo përgjatë gjithë kampionati­t.

Jeni një njeri i fjalës dhe kur merrni përsipër diçka, e realizoni. Çfarë do të ishit i gatshëm të merrnit përsipër përballë tifozëve të Napolit?

Që do të jap maksimumin dhe që nuk jam lojtar që luaj vetëm me një lojtar, siç mendojnë të tjerët. Së fundmi, të vlerësohem për atë që jap në fushë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania