Panorama Sport (Albania)

Ja 9 arsyet pse mund të jetë ky viti i Tiranës

-

Ky mund të jetë viti i Tiranës. Pas një dekade, bardheblut­ë kanë shansin që të rikthejnë titullin në shtëpinë e trofeve. Sigurisht që është shumëshumë herët për të thënë që do të jenë pretendent­ë seriozë për kreun dhe sidomos kur dihet që vijnë nga Kategoria e Parë. Shumëçka është për t'u riparë, duke filluar nga trajneri apo edhe lojtarët. Shumica e kanë të paprovuar Superioren, ndaj duhet parë mënyra se si do të përshtaten me një nivel tjetër. Por ka disa avantazhe të mëdha, që ndoshta mund t'i shfrytëzoj­në. "Panorama Sport" është munduar që të bëjë një analizë, ku ka radhitur motivet që mund të rikthejnë Tiranën e madhe...

1. Pikësëpari janë Tirana dhe ky fakt i bën pretendent­ë direkt.

2. Kanë një bosht lojtarësh që jo vetëm nuk e kanë cenuar, por vetëm sa e kanë pasuruar. 3. Kanë rritur ndjeshëm konkurrenc­ën në letër dhe me elementë të mirë dhe aspak "anonimë" që vijnë nga hiçi. Mjafton këtu të përmendim Hasanin, Imamin apo edhe Berishën.

4. Kanë "zbutur" raportin me tifozët. Sinjali u dha në miqësoren me Apoloninë, ku të pranishëm ishin mbi 1000 të pranishëm. Nuk mund të thuhet që është sheshuar gjithçka, por premisat janë për rikthimin e tyre në "Selman Stërmasi", në rast se ekipi e nis me këmbën e duhur sezonin. Dhe nëse kjo ndodh, atëherë edhe vetë ekipi do të ketë një frymë tjetër.

5. Po e rendisim të pestën, por mund të jetë më e rëndësishm­ja. Një "diktator" i kampionati­t si Skënderbeu, është dobësuar. Ka pësuar goditje morale dhe janë gjatë gjithë kohës në ankth për vendimin e KAS- it. Edhe pse kanë ruajtur një grup lojtarësh, dukshëm kanë humbur shumë prej cilësive dhe mbi të gjitha në financa, duke qenë se edhe pagat i përgjysmua­n.

6. Partizani gjithnjë e nis me pretendime madhore, ashtu sikundër Tirana. Megjithatë, deri më tani nuk është bindës. Përveç ndryshimev­e pa kriter në organikë, as në Europë nuk lanë shije të mirë. Kanë cilësi, por nuk u shfaqën një grup solid. Mbeten Partizani, por "kurba" nuk po shkon kurrë drejt rritjes edhe pse prej vitesh i vërviten kreut. Viti që kaloi është për t'u harruar dhe kanë probleme madhore në sulm. Mund të rezultojnë shumë të suksesshëm, por me lëvizjet e vazhdueshm­e sinjalet po i japin të një ekipi eksperimen­tal. 7. Kukësi është favorit absolut edhe këtë sezon. Kanë grupin, janë nënkampion­ë dhe mbi të gjitha luajnë në Champions (pra janë një hap para të tjerave edhe në aspektin fizik) dhe mbi të gjitha kanë një president jo vetëm të zotë, por mbi të gjitha kërkues. Por, edhe ata kanë "halle". Veç faktit që kanë ndryshuar gjysmën e ekipit, do u duhet të "migrojnë" këtë vit. Kanë afruar 14 lojtarë dhe gjithë vitin do i presin kundërshta­rët në një stadium që nuk është i veti. Mirë-keq është e vështirë që në "Zeqir Ymeri" t'i mposht kush, ndërsa në Shkodër kurrsesi nuk do mund të ndihen si në shtëpinë e tyre. 8. Flamurtari është ekip i bërë nga e para, me staf të ri dhe me një psikozë të mbartur nga sezoni i kaluar. Gjyqtarët nuk e kanë favorizuar ndonjëherë dhe gabimet janë "trashur" aq shumë, saqë janë penalizuar. Ujërat në klub nuk i kanë të qeta, pasi kanë një tension të vazhdueshë­m mes bashkisë dhe donatorëve. Administra­tori ankohet për mungesën e privatizim­it dhe borxheve të mbartura, që vazhdojnë të rëndojnë. 9. Tirana gjithashtu nuk është një ekip perfekt, pasi fundja nga inferiorja vijnë. Megjithatë kanë shansin që t'i shfrytëzoj­në elementët e përmendura më sipër dhe të jenë të paktën deri në fund pretendent­ë për titull dhe jo më pak se kaq. Ky është "bonusi" i madh që kanë, përveç faktit që kanë shtuar cilësinë në organikë dhe po i bëjnë gjërat mirë, duke filluar që nga rikonfirmi­mi i trajnerit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania