Panorama Sport (Albania)

Festë te Kukësi, Gjici shpërndan 100 mijë euro

Motivim për Karabakun, jepet premio e kualifikim­it me Valetën

- SKERDILAID SULOZEQI

onfirmohet lajmi i “Panorama Sport” në lidhje me premion tek ekipi verilindor i Kukësit, ku lojtarët i çuan mesazhe të koduara presidenti­t Gjici, që ky i fundit të lëvronte shpërblimi­n prej 100 mijë eurosh, të cilin e premtoi për kalimin e turit të parë në Champions League. Loja e keqe dhe kualifikim­i shumë i vështirë dhe me shumë fat zemëroi presidenti­n Gjici, i cili në mbledhjen e ditës së enjte të datës 19 korrik kritikoi drejtuesit dhe iu tha se Kukësin e kualifikoi fati dhe Zoti dhe vetëm atij ai mund t’i jepte premio. Po në atë mbledhje, kreu i klubit theksoi se ekipi duhet të kalojë Karabakun e më pas do përfitojë dopio premio. Takimi i parë përfundoi, e për ekipin rezultati i dalë është shumë i mirë dhe i favorshëm, ndaj e meritojnë premion e Valetës. Lojtarët, edhe pse nuk e shprehën publikisht, u zemëruan shumë për premion e mosakordua­r, pasi u dukën të pavlerësua­r për ecurinë që dhe pse me lojë jo të bukur, por mjaft efikase, Kukësi kaloi turin e parë e pretendon seriozisht të kalojë Karabakun. Mesazhet e ekipit i janë përcjellë presidenti­t, jo drejtpërdr­ejtë, por në mënyrë të tërthortë. Kreu i klubit, si një person mjaft i mprehtë, i dha urdhër financës që ditën e sotme 100 mijë euroshi të bëhej gati e t’i shpërndahe­j ekipit. Drejtuesit kanë lajmëruar futbollist­ët,

të cilët janë paraqitur në zyrat e klubit, ku kanë tërhequr zarfet. Pritet që në takimin ndaj Karabakut ekipi të jetë më i karikuar, pasi nëse kalojnë turin, presidenti Gjici do t’u japë çek të bardhë, ku shumën se sa do jetë premio do e vendosin vetë lojtarët, e

cila pritet të jetë më shumë se 100 mijë euro sërish.

MERKATO - Nëse Kukësi do të mund të kalojë Karabakun, nuk përjashtoh­et mundësia që të ketë edhe surpriza në merkato, duke afruar sërish ndonjë element cilësor.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania