Panorama Sport (Albania)

Kukësi si ëndërr, Maliqi: E kalojmë Karabakun

-

Kukësi afroi në merkaton e verës ish-mbrojtësin e Shkupit, 23vjeçarin Edis Maliqi, i cili cilësohet si një lojtar me të ardhme. Mbas eksperienc­ës me Rabotnçkin dhe me Shkupin në Maqedoni, ku ka zhvilluar 61 takime, tashmë ai mendon se ka bërë hapin e duhur dhe do ndihmojë Kukësin për të arritur objektivat. Në një intervistë për “Panorama Sport”, mbrojtësi i djathtë shprehet i kënaqur që ka zgjedhur Kukësin, synimet e të cilit janë të mëdha, duke nisur që nga turi me Karabakun. Maliqi luajti si titullar ndaj gjigantit azer, e tashmë pret që të japë maksimumin në takimin e dytë dhe Kukësi të bëjë surprizën, të kalojë turin.

Edis, si ndiheni në Shqipëri dhe a jeni ambientuar me ekipin?

Ndihem shumë mirë në Shqipëri, që në fillim që kam ardhur më kanë pritur shumë mirë, si në klub ashtu dhe shokët e ekipit, të cilët janë djem shumë të mirë.

A ndryshon futbolli maqedonas nga ai shqiptar? Mendoj se futbolli shqiptar është në një nivel më të lartë se ai maqedonas. Luhet lojë fizike më shumë, gjithashtu ka dhe komponentë të tjerë sportivë që janë më lart.

Çfarë ju shtyu të vinit te Kukësi?

Kukësi është një klub që luan në nivele mjaft të larta në Shqipëri në këto 6-7 vite, ka fituar kampionati­n dhe kërkon çdo vit ta fitojë atë. Pra, është një klub pretendent, pa harruar qe luan çdo vit në Kupat e Europës dhe kalon ture. Çdo futbollist kërkon t’i bashkohet një klubi të tillë e të provojë eksperienc­a të tilla. Po luani në Champions League, çfarë do të thotë kjo për ju?

Është një eksperienc­ë shumë e mirë. Janë ndeshje shumë të rëndësishm­e, si për klubin ashtu dhe për ne lojtarët. Kemi shumë përgjegjës­i dhe ndërkohë të shikojnë të gjithë. Janë sfida që nuk i luan gjithmonë.

Sa shanse mendoni se keni për të kaluar Karabakun? Karabaku është një ekip i madh, me lojtarë shumë të mirë që luajnë shumë rrezikshëm, pra janë një skuadër shumë e mirë, por ne do të bëjmë lojën tonë dhe natyrisht që kemi shanset tona. Në fund shpresoj që të jemi ne ata që kalojmë më tej. Është e vështirë, por jo e pamundur, kam besim tek ekipi dhe te trajneri e drejtuesit.

Çfarë prisni prej Kukësit?

Unë shpresoj shumë që të kaloj të paktën dhe një raund në Champions League. Kjo është dëshira ime aktuale. Pastaj grupet në Europa Ligë është synimi ynë, të cilën uroj shumë që ta arrijmë e të bëjmë historinë.

A ka ëndrra Maliqi, çfarë synimesh keni në futboll?

Si të gjithë të rinjtë e tjerë që luajnë futboll, edhe unë ëndërroj një ditë që të luaj në nivelet më të larta në një klub të madh europian. Ju ndjekin në Maqedoni, çfarë komentesh morët për ndeshjen ndaj Karabakut?

Pa dyshim që më kanë ndjekur dhe kam marrë komente pozitive, por për këtë ndeshjen e dytë më Karabakun duhet të jemi të qetë, të luajmë lojën tonë e të tregohemi guximtarë. Pse jo, të sulmojmë. Me ndihmën e Zotit do shkojmë më tej.

I trembeni konkurrenc­ës te Kukësi?

Aspak, pasi konkurrenc­a të bën mirë, të bën të rritesh e të bëhesh më i fortë dhe të piqesh si lojtar. Nëse ka konkurrenc­ë, atëherë rritet dhe niveli i lojtarëve dhe rrjedhimis­ht i gjithë ekipit. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania