Panorama Sport (Albania)

Kohë firmash, klubi “blindon” në një ditë tre talente

-

Kamza ka filluar që të mendojë për firmat. Serinë e hapi Klevis Sadiku, i cili është bërë nga dje zyrtarisht lojtar i kamzalinjv­e. Mesfushori qendror ka nënshkruar dje kontratë me klubin, ndaj për dy vitet e ardhshme ai do të mbrojë ngjyrat e kryeqyteta­sve. 20-vjeçari prej ditësh ishte vendosur nën urdhrat e Bledar Devollit, por vetëm të premten mbylli detajet e fundit të marrëveshj­es. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, më anë të një postimi në faqen zyrtare. Sadiku nuk ka luajtur asnjë minutë sezonin që shkoi në radhët e Kukësit. Pas tij radha e Majkëll Peçit dhe Albi Koldashit, që gjithashtu kanë nënshkruar për dy vite. PËRGATITJE­T - Kamza po vijon intensivis­ht stërvitjet dhe nga dita në ditë ajo po formatohet në të gjitha rolet, duke e ruajtur boshtin e grupit të sezonit të kaluar. Drejtuesit po vazhdojnë punën në përpjekjet për të riorganizu­ar skuadrën, të cilën e pret një tjetër sezon për të synuar mbijetesën, pasi për momentin nuk po shfaqet ndonjë synim tjetër madhor, të kufizuar nga financat. Sezoni i ri do të jetë një tjetër "betejë", ndërsa kamzalinjt­ë do tentojnë mrekullinë. Skuadra do të kryejë edhe sot paradite stërvitje dhe më pas do të jetë pushim. Të hënë do të rinisë puna me dy seanca, ndërsa të mërkurën do të niset drejt Maqedonisë. Faza do të zhvillohet në Ohër, atje ku do të qëndrojnë të paktën 12 ditë. Klubi pretendon që të niset me grup të kompletuar atje, ndaj gjatë këtyre ditëve pritet edhe rikthimi i Masato Fukuit. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania